LR reagim ndaj listës së parë parlamentare: Pikë referimi interesa e kalkulime të ngushta partiake
Lokale

LR reagim ndaj listës së parë parlamentare: Pikë referimi interesa e kalkulime të ngushta partiake

01.Mar.2022 07:50
0

Lëvizja për Reforma në Preshevë ka reguar ndaj deklaratës së PVD-së për njoftimin lidhur me krijimin e listës së parë shqiptare për zgjedhjet parlamentare.

Kumtesa e plotë e Lëvizjes për Reforma-Preshevë:

Deklarata e sotme e PVD nuk ishte befasi për LR pasi një lëvizje të tillë e kishim paralajmëruar kur bëmë publik qëndrimin tonë mbi gadishmërinë për të marrë pjesë në një listë të përbashkët vetëm sipas termave të marrëveshjes së Tiranës, çka do të thotë pjesëmarrje konsensuale e të gjithë faktorëve shqiptarë në Luginë e për rrjedhojë BASHKIM e jo PERÇARJE.

Kjo deklaratë nuk ka në themel as interesat e Luginës e as strategji gjithpërfshirëse e të mbështetur nga faktorët brenda e jashtë vendit, por ka si pikë referimi interesa e kalkulime të ngushta partiake. Në këto kushte, ashtu edhe siç kishim paralajmëruar, mbetemi jashtë këtyre llogarive interesash të vogla, dhe vijojmë aksionin tonë politik si LR bazuar në objektivat tona si subjekt në bashkëpunim me këdo që nuk shkel marrëveshjet konsensuale dhe të mbështetura nga të gjithë.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration