LR-PDSH: Ftojmë spektrin politikë të Preshevës në unitet dhe bashkangjiten
Lokale

LR-PDSH: Ftojmë spektrin politikë të Preshevës në unitet dhe bashkangjiten

25.Jan.2019 11:25
0

Kryesia e zgjeruar e Lëvizjes për Reforma në mbledhjen e mbajtur më 24 Janar 2019 në Preshevë, shqyrtoi opcionin pêr ristrukturimin e subjektit si dhe situatën e krijuar në Kuvendin Komunal të Preshevës dhe sjellë këtë:

KOMUNIKATË

Pas diskutimeve të shumta nga të pranishmit u vendos që ditëve në vazhdim të hartohet një strategji se si do të duket ristrukturimi i ri i subjektit në mënyrë që të jetë më funksional në tërë teritorin e komunës së Preshevës.
Andaj, Lëvizja për Reforma fton qytetarët që gjatë këtij procesi ti bashkangjiten kësaj lëvizje, lëvizje që ka parim drejtësinë.

Kurse për situatën e krijuar në Kuvendin Komunal të Preshevës shpreh brengosje dhe njëherit njofton opinionin se ne në asnjë mënyrë nuk ndikuam në ngërçin e krijuar në Kuvendin Komunal dhe nuk ndihemi fajtor për këtë situatë.

Konstatojm se politikbërja në Preshevë për momentin ka humbur elementin bazë të të vepruarit demokratik, që po aplikohen në veprime joparimore të politikbërjes.

Konstatojm gjithashtu se këto veprime politike jo të mira po e rëndojn gjendjen edhe ashtu të rënduar në komunën tonë. Qytetarët janë lodhur nga këto veprime jo konstruktive të subjekteve politike.
Rikonfirmojm se LR-PDSH do të respektojë marrëveshjen e arritur me APN të datës 9 janar, 2018.

Ftojmë spektrin politikë të Preshevës në unitet dhe të jemi në nivelin e përgjegjësive që po na presin rreth fatit tonë të mëtutjeshëm.

LR-PDSH
Preshevë,

Botohet numri i 9-të i revistës letrare “Qëndresa” në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration