titulli.com
Lokale

LPD: Pushteti policor në Bujanoc

06.Jul.2012 13:56
0
Lëvizja e Progresit Demokratik ka dërguar një kumtesë mediumit tonë në cilin shpreh shqetësimet për fillimin e punës së qeverisjes së re lokale pas zgjedhjeve të 6 majit. Kryetari i Lëvzjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu mendon se koalicioni i tanishëm merret me mandatin e kaluar të qeverisjes, në vend se të realizojë premtimet e bëra gjatë fushatës parazgjedhore për hapjen e 2 mijë vendeve të lira të punës në komunën e Bujanocit.     Lëvizja e Progresit Demokratik-  Kumtesë  Nuk kanë kaluar as një javë nga seanca e dytë e Kuvendit Komunal në Bujanocit, në të cilën u shkarkuan para skadimit të mandatit drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe në vend të tyre u emëruan drejtorët multietnik të koalicionit të ri qeverisës dhe gjendja në këto ndërmarrje është tepër alarmante. Drejtorët e rinj, të emëruar nga partnerët e koalicionit PD, grupimi i qytetarëve të Stojança Arsiqit, “Sveti Apostolli Petar dhe Pavle” nga SPS e Ivica Daçiqit, kanë filluar një fushatë të paparë ndaj ish drejtuesve të këtyre institucioneve dhe punëtorëve të punësuar në këto drejtorate. Ky pushtet i ri në vend se të merret me problemet jetike të qytetarëve, ai, ballafaqohet me premtimet e dhënë gjatë fushatës elektorale për dy mijë vende pune të reja si dhe me iniciativat për emërtimet e shesheve, rrugëve dhe institucioneve lokale me personalitete të shquara të kulturës shqiptare. Për t’i hedhur hy syve të elektoratit të vetë të zhgënjyer, ky pushtet merret me mandatin e kaluar të qeverisjes lokale, me akuza, kritika e afera korruptive, të sekuestruara mirë nga agjentura të ndryshme shqiptaro-serbe, duke shkuar shkresat e ankesat, madje deri te kabineti i Ivica Daçiqit. Gjendjes së tensionuar politike në Komunën e Bujanocit, varfërisë ekstreme dhe shpërnguljes në heshtje të popullatës shqiptare, po i prinë edhe pushteti i ri komunal, i cili me këto marifetllëqe po mundohet ta bëjë Bujanocin një Medvegjë të dytë. Opozita shqiptare e Komunës së Bujanocit, në të cilën bënë pjesë edhe Lëvizja e Progresit Demokratik, nuk do të lejoj që kuadrot e saj të nënçmohen, tallen, përbuzen e të ndiqen penalisht për qejfin dhe tekat e një pushteti surrogat të komshillëkut shqiptaro-serb. Të kota janë këto manovrime politike të partnerëve të koalicionit qeverisës, që me metodat e vjetra ideo-politike të zëvendësohen kuadrot shqiptare me ato serbe si rasti i Ambulancës së qytetit, një institucion shëndetësor, i cili për dëshirën e vullnetin e komshillëkut t;i takoj palës serbe. Pastaj, Qendra Sportive, e cila për 3 vjet e gjysmë ka qenë një shtëpi e cila ka joshur të rinjtë për t’u marrë me aktivitete sportive e për të hequr dorë nga dukuritë negative të kafiterive, bastoreve etj. E mos të flasim për Bibliotekën këtë tempull të dijes, i cili në kohën e regjimit të Millosheviqit ishte pastruar nga librat e shkrimtarëve të shquar të kulturës shqiptare, ku një pjesë e madhe e tyre u asgjësuan nën strehët e këtij institucioni. Këto institucione për hapur të një fqinjësie të mirë dhe me skenare të përgatitura nga kuzhinat e Beogradit, në mandatin që po e lëmë mbrapa ishin të udhëhequra nga shqiptarët e tash janë në duar të disa partive serbe, të cilat dikur shantazhonin me shqiptarët ashtu sic manipulojnë tashti me metoda të vjetra komusite e staliniste. Ne do të angazhohemi me të gjitha potencialet tona politike dhe intelektuale t’i mbrojmë vlerat e ngritura nga marrëveshjet politiko-ushtarake të Marrëveshjes Paqësore të Konçulit dhe platformave politike të ish këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve komunale: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kush i shkel këto vlera në emër të kinse “vëllazërim-bashkimit” do të përballet edhe forma të tjera të veprimit politik, të garantuara me konventat ndërkombëtare.
Jep dorëheqje sekretari i LPD-së Shefket Jakupi
Përsëriten zgjedhjet në Medvegjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration