Jep dorëheqje sekretari i LPD-së Shefket Jakupi
Lokale

Jep dorëheqje sekretari i LPD-së Shefket Jakupi

07.Jul.2012 16:01
0
Sekretari i deri tanishëm i Lëvizjes së Progresit Demokratik Shefket Jakupi, ka dhënë dorëheqje nga ky post, po ashtu ka dhënë dorëheqje edhe nga LPD, raporton Titulli. Sipas tij arsyeja se pse ka dhënë dorëheqje është ajo se LPD ka mbetur në opozitë, ndërkaq nuk kam qenë i kënaqur me këtë vendim pasi që ndjej përgjegjësi ndaj elektoratit të LPD-së. “Arsyeja se pse jam larguar është se e ndjej një përgjegjësi ndaj elektoratit të cilët na kanë besuar, na kanë dhënë votat, na kanë dhënë këshilltarët, dhe ne kemi mbetur në opozitë. Arsyeja tjetër ka qenë për interesa personale të individëve, dhe unë me atë nuk jam pajtuar dhe kam vendosur që të largohem nga ai subjekt”, thotë për Titullin Jakupi. “Do të jem i pavarur, por jam në biseda dhe do të dalë me një subjekt të ri, në fakt në subjekt i cili ka ekzistuar por do të rikonstruktohet”, shton Jakupi. “Ne do të mundohemi për të punuar në të mirën e popullatës, dhe shpresojmë se do të jemi edhe ne pjesë e pushtetit aktual në Bujanoc”, ka shtuar ndër tjerash Jakupi. Sipas burimeve të Titullit brenda LPD-së, një grup i LPD-së do ti bashkëngjiten subjektit të ri i cili pritet të formohet këto ditë. Shefket Jakupi është i angazhuar në LPD që nga viti 2002, dhe që nga ai vit mban postin e sekretarit të kësaj partie. 2002-2006 ka qenë këshilltar dhe anëtar i Këshillit Komunal. 2006-2008 ka qenë anëtar i këshillit komunal, 2009-2012 ka qenë anëtar i Këshillit Komunal./Titulli.com/  
Implementohen dy projekte në Miratoc
LPD: Pushteti policor në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration