LPD: Ndalimi i filmit në shtëpinë e kulturës reflektim i qëndrimeve të qytetarëve në Bujanoc
Lugina

LPD: Ndalimi i filmit në shtëpinë e kulturës reflektim i qëndrimeve të qytetarëve në Bujanoc

19.Apr.2019 12:02
0

Lëvizja e Progresit Demokratik përmes një deklarate për media ka mbështetur vendimin e drejtorit të shtëpisë së kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili për ndalimin e shfaqjes së filmit “Kufiri Ballkanik” në institucionin kulturorë.

“LPD mbështet fuqishëm qëndrimin e drejtorit të shtëpisë së kulturës dhe e konsideron të drejtë dhe të përgjegjshëm vendimin e tij. Ky veprim i  Ismailit reflekton edhe qëndrimin e të gjithë qytetarëve të komunës së Bujanocit dhe dëshmon vigjilencën dhe gatishmërinë për mos-prishjen e harmonisë dhe rendit publik”, thuhet mes tjerash në deklaratën e LPD-së.

 Lëvizjea e Progresit Demokratik-LPD:

Kryesia e LPD-së, në mbledhjen e mbajtur më datë 19.04.2019, si pikë të rendit të ditës ka pasur situatën e fundit të krijuar në lidhje me ndalimin e shfaqjes së filmit “Kufiri Ballkanik” nga ana e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc. Pas shumë diskutimeve konstruktive nga anëtarët e kryesisë, LPD nxjerr këtë:  

D E K L A R A T Ë

- LPD me vëmendje të veçantë ka analizuar ngjarjen e fundit lidhur me kërkesën për shfaqjen e filmit “kontrovers” dhe “tendencioz” me titull “Kufiri Ballkanik”, ku me të drejtë të plotë morale dhe politike, drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, z.Jetmir Ismaili, e ka stopuar shfaqjen e këtij filmi para publikut bujanocas. LPD përkrah fuqishëm këtë vendim të  Jetmir Ismaili, drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, sepse shfaqja e këtij filmi nuk i kontribuon aspak tolerancës dhe raporteve ndëretnike në komunën tonë dhe ky veprim i drejtorit Ismaili ndalon përçarjet, konfliktet dhe problemet që mund të lindin me shfaqjen e këtij filmi.

- Të gjithë e dimë se, si faktori i brendshëm politik, po ashtu edhe bashkësia ndërkombëtare, me dekada kanë bërë përpjekje për eliminimin e të gjitha konflikteve ndëretnike në komunën e Bujanocit dhe në masë të konsiderueshme është arritur një gjë e tillë, andaj ne si subjekt politik, i cili ka vepruar gjithmonë në mënyrë konstruktive si brenda pushtetit komunal, ashtu edhe në procese të ndryshme politike, nuk do të bëhemi argat të asnjë agjende apo prapavije që synon prishjen e rendit dhe jetës së qytetarëve të komunës sonë.

- Ky veprim i  Ismaili reflekton edhe qëndrimin e të gjithë qytetarëve të komunës së Bujanocit dhe dëshmon vigjilencën dhe gatishmërinë për mos-prishjen e harmonisë dhe rendit publik.

- LPD mbështet fuqishëm qëndrimin e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës dhe e konsideron të drejtë dhe të përgjegjshëm vendimin e tij.

Bujanoc, 19.04.2019
Kryesia e LPD-së
Kryetar:Shqiprim Musliu

Maqedonia e Veriut, mbyllet fushata zgjedhore për presidentin e ri, votë për akademikët
Ambasadori amerikan në Beograd ligjëron në një shkollë me harta të Serbisë pa Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration