Lokale
PD: Kërkojmë që drejtësia të triumfojë edhe më tej
Partia Demokratike e ka mirëpritur lajmin për lirimin e pesë të burgosurve shqiptarë, ish pjesëtarë të UÇPMB-së, dhe kërkon që sa më parë të triumfojë drejtësia edhe për tre të burgosurit e tjerë, që sa më parë të kthehen pranë familjeve të tyre.
PD, është e bindur se drejtësia është mbi të gjitha, dhe pafajësia do të vazhdojë të triumfojë, që ti tregojmë faktorit ndërkombëtarë dhe atij vendorë se në Luginë të Preshevës nuk ka terroristë, ashtu siç na konsideron Beogradi.
Akuzat e pabaza të Prokurorisë serbe edhe njëherë po dështojnë, dhe kjo edhe më shumë e forcon autoritetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës se jemi në trojet tona.
Partia Demokratike edhe njëherë kërkon lirimin sa më të shpejtë të tre shqiptarëve të Bujanocit, por edhe të gjithë shqiptarëve të tjerë që për akuza të terrorizimit gjenden në burgjet serbe, thuhet në kumtesën e Partisë Demokratike në Bujanoc./Titulli.com/
*******************************************************************************************************************
Këshilli Kombëtar Shqiptar duke përshëndetë lirimin e pesë të burgosurve ish pjesëtarë të UÇPMB-së nga xhandarmëria serbe në burgun e Beogradit kërkon, lirimin e menjëhershëm edhe tre ish pjesëtarë të UÇPMB-së që po vuajnë dënimin e montuar politik në burgun e Vranjës.
Arrestimi i 8 shqiptarëve nga Komuna e Bujanocit, Këshilli Kombëtar Shqiptar e konsideron si akt politik i drejtpërdrejt i Daçiqit nën akuzën për “krime lufte kundër njerëzimit”, duke shkelur mbi marrëveshjen e Konçuli, Vendimin për Amnisti të ish pjesëtarët e UÇPMB-së dhe Deklaratën universale për të drejtat e njeriut, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar./Titulli.com/
********************************************************************************************************************
Lëvizja e progresit Demokratik, ka përshëndetur lirimin e pesë të burgosurve ish pjesëtarë të UÇPMB-së nga xhandarmëria serbe në burgun e Beogradit dhe kërkon, që sa më shpejt të lirohen edhe tre të tjerë, të cilët po vuajnë dënimin politik në burgun e Vranjës.
Sipas kumtesës së LPD-së, Prokuroria serbe, të burgosurit ish pjesëtarë të UÇPMB-së, i kishte ngarkuar me veprën penale për krime lufte kundër njerëzimit, akuza këto të pabaza, të cilat i lansoi ministri Daçiq, për të fituar poenë politik dhe vota në njërën anë dhe në anën tjetër për të zvogëluar pjesëmarrjen e elektoratit shqiptarë në zgjedhjet e 6 majit 2012.
Lëvizja e progresit Demokratik, kërkon lirimin e të burgosurve shqiptarë, të cilët për motive politike, po i vuajnë dënimet nëpër burgjet e Serbisë, vetëm pse janë shqiptarë dhe ish pjesëtarë të UÇPMB-së, duke apeluar te faktorët relevantë shqiptarë në Tiranë, Prishtinë dhe te faktorët ndërkombëtarë, që të bëjnë presion te Beogradi, për të heq dorë nga rruga e diskriminimit ekstrem, arrestimeve, burgosjeve, madje edhe të vrasjeve enigmatike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
LPD së bashku me spektrin politik të Luginës, aksionet spektakulare të xhandarmërisë serbe gjatë bastisjes dhe arrestimit të ish pjesëtarëve të UÇPMB-së e patë vlerësuar me prapavijë politike, ashtu siç reaguan edhe institucionet shqiptare nga Shqipëria, Kosova, ambasadat e akredituara në Beograd, duke mos përjashtuar edhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian
Nuk mund të ruhet paqja e stabiliteti në Luginë të Preshevës, për deri sa të mos respektohet Marrëveshja paqësore e Konçulit e amnistia për ish pjesëtarët e UÇPMB-së, thuhet në kumtesën e LPD-së
Lëvizja e Progresit Demokratik, duke e vlerësuar situatën e brishtë në Luginën e Preshevës, me tendencë të ashpërsimit të mëtejmë, kërkon që ky rajon të monitorohet nga një forcë ndërkombëtare mbrojtëse, në mënyrë që mos s’na përsëriten skenarët e dikurshëm, të cilët askush nuk do t’i dëshironte./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!