Loriku nga Bujanoci: Jeta pa teknologji primitive, rinia e varur pres saj
Lokale

Loriku nga Bujanoci: Jeta pa teknologji primitive, rinia e varur pres saj

13.Nov.2018 23:13
0

Lorik Limani është nxënës i vitit të IV-të në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc dhe gjatë një bisede për Titulli.com, tha se teknologjia po zënë një vend të rëndësishëm në shoqërinë tonë.

“Bashkëmoshatarët e mi,të rinjtë e kësaj kohë kanë një lidhje të fuqishme me teknologjinë. Ata apo më mirë le ta themi ne, rinia e kohëve të sotme kemi pasur fat, sepse jetojmë në një kohë ku gjithçka është digjitalizuar dhe kjo është një gjë e mirë për ne sepse shumë punë na janë lehtësuar”, është shprehur Limani. 

Si e sheh teknologjinë në ditët e sodit?

Limani: Teknologjia në ditët e sotme mendoj që çdo dit ë me shumë është duke u bëre e domosdoshme apo një gjë primare në jetën tonë, sepse çdo gjë qe bëjmë, e bëjmë përmjet mjeteve teknologjike. Teknologjia na ka bërë që të humbim kontaktet e drejtpërdrejta me njerëzit, na ka bërë asocial por gjithashtu  ajo e ka edhe anën pozitiv të saj, si lehtësimi i shume punëve.

Ju personalisht a jeni të varur prej teknologjisë?

Limani: Si shumica e njerëzve, gjegjësisht e bashkëmoshatareve të mi edhe unë kam fituar varësi nga teknologjia. Ndonëse e bëjë në shumicën e rasteve pa qëllim, kjo gjë ka hyrë në agjendën tonë jetësore rrënjësisht edhe nëse provojmë ta heqim mendoj që do të jetë shumë e vështirë.

A mund ti përmendni diçka pozitive nga teknologjia?

Limani: Vete qëllimi i shpikjes së teknologjisë është diçka pozitive sepse është për lehtësimin e jetës së njeriut. Teknologjia përdoret në shumë lemi, si në ekonomi, industri, në rregullimin shtetëror etj. Na ndihmon në shfrytëzimin e kohës sonë në një mënyrë maksimale,dmth që të mos na shkoj koha dëmë apo t’i kryejmë shumë punë brenda disa çasteve.

A keni dëgjuar për hologramet?

Limani: Po unë kam dëgjuar,hologrami është fotografia tre dimensionale që jep figurën hapësinore të objektit, që është reproduktim shumë i saktë i sipërfaqes reale të objektit të holografuar, dhe me ndërrimin e pozitës së shikimit do të shihen pjesët tjera të objektit, duke mundësuar që objekti të shfaqet si të ekzistonte në të vërtetë.

Si e shihni zhvillimin  e teknologjisë në të ardhmen?

Limani: Ardhmëria e teknologjisë mendoj që do të jetë shumë e ndritur. Do të prodhohen shumë sende në të mirë të njerëzimit,edhe pse mendoj që për pamjen fizike dhe shëndetin e njerëzve do te ketë shume probleme sepse njerëzimi do te pasivizohet ne kulminacion , gjegjësisht në një numër masiv. 

Dhe për fund, a mundë të na thoni mendimin tuaj se si mundë të bëhet jeta pa teknologji?

Limani:  Jeta pa teknologji ditëve të sotme mundë të them se është pothuajse e pamundur. Jeta pa teknologji nuk do të jetë më njësoj, do të jetë një jetë primitive, e thjesht dhe me shumë pak mundësi të një jetese të bukur./Titulli.com/

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration