LMT nga Zvicra mirënjohje Beqirit (Foto)
Lokale

LMT nga Zvicra mirënjohje Beqirit (Foto)

22.Dec.2014 17:50
0
Lidhja e Mërgimtarëve të Tërnocit (LMT) ka nderuar me një mirënjohje ish kryetarin e Bashkësisë Lokale të Tërnocit, Galip Beqirin.

Gjatë qëndrimit disa ditorë të ish kryetarit Galip Beqiri në shtetin helvetik, ai është takuar me bashkatdhetar nga rajoni i Luginës së Preshevës, veçanërisht me shqiptarët e Tërnocit që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Me këtë rast, Lidhja e Mërgimtarëve të Tërnocit me seli në Zofingen i ka ndarë një mirënjohje Beqirit duke shprehur falënderimin për bashkëpunimin dhe punën e bërë gjatë kohës sa drejtonte fshatin Tërnoc.

Kryetari i LMT-së Llokman Sulejmani, ka bërë dorëzimin e mirënjohjes përderisa me pranimin e saj Beqiri tha se ndjehet i privilegjuar që bashkatdhetarët vlerësojnë dhe nuk harrojnë angazhimin që kemi bërë në vendlindje.

“Mirënjohja që mora në Zvicër nga Lidhja e Mërgimtarëve të Tërnocit do të mbetet një nga vlerësimet më të veçanta që kamë marrë”, i tha portalit informativ Titulli, Galip Beqiri.

Ai vlerësoi lartë punën e LMT-së që bënë në Zvicër por edhe ndihmën që ka dhënë për Tërnocin në kohërat më të vështira dhe tani.

Galip Beqiri për 12 vite ishte kryetar i fshatit më të madh shqiptarë në Luginë të Preshevës, duke filluar nga periudha para bombardimeve të NATO-së, si dhe gjatë dhe pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Luginë të Preshevës. /Titulli.com/ 

Zyra e Luginës në Kosovë me njerëz profesionist dhe jo të dështuar (Video)
Lisat e Zarbicës në legjenda dhe në realitet (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration