Lista "Alternativa Demokratike Shqiptare": Përfunduam nënshkrimet, Shqiprim Arifi kandidat për deputet
Lokale

Lista "Alternativa Demokratike Shqiptare": Përfunduam nënshkrimet, Shqiprim Arifi kandidat për deputet

04.Mar.2022 06:44
0
Lista e Përbashkët "Alternativa Demokratike Shqiptare" ka përfunduar procedurën e mbledhjes së nënshkrimeve dhe ka nominuar Shqiprim Arifin për bartës të kësaj liste për zgjedhjet parlamentare më 3 Prill, kështu thuhet në njoftimin e APN-së në Facebook:
 
Njoftimi i plotë në Facebook nga Alternativa për Ndryshim:
 
Qytetarët dhe anëtarësia e gjerë e dy subjekteve tona politike pjesëmarrëse në listë i dhanë dritën e gjelbër Listës së ADSH-së për zgjedhjet parlamentare me një mbështetje masovike në kohë rekord.
 
Alternativa Demokratike Shqiptare shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë ata që përkrahën Listën.
 
Në prag të Zgjedhjeve Parlamentare, kryesia e ALTERNATIVËS për Ndryshim në mbledhjen e 3 Marsit 2022 për përzgjedhjen e kandidatit potencial për deputet, ka pranuar tre emra për kandidat.
 
Pas një procesi demokratik intern dhe një procesi zgjedhor parimor, ALTERNATIVA për Ndryshim, në mbrojtje të kauzës së përbashkët që çështja e shqiptarëve të mos mbetet një diskutim lokal por të ketë zë edhe në Parlament; Kryesia e Përgjithshme Unanimisht ka pranuar kandidaturën e SHQIPRIM ARIFIT për deputet, duke konsideruar dhe besuar se kryetari i ALTERNATIVËS për Ndryshim mbanë shkallën më të lartë të ushtrimit të përgjegjësisë publike.
 
ALTERNATIVA gjendet mirënjohëse përpara çdo anëtari dhe veprimtari politik, të angazhuar për të kontribuar në sigurimin e integritetit në procesin zgjedhor, që forcojnë besimin dhe inkurajojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje. Falënderime edhe për kandidatët tjerë, për një proces demokratik dhe transparent.
 
03 Mars 2022
 
Shërbimi për Informim
 
Alternativa për Ndryshim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration