Liria e medias e vështirë në Bujanoc dhe Preshevë, të ashtuquajtur "media dhe gazetar" shqetësim serioz (foto)
Në zyrën e OSBE-së në Bujnaoc është mbajtur tryezë diskutimi në shënimin e ditës ndërkombëtare të lirisë së shtypit me gazetarë dhe përfaqësues të mediave nga Bujanoci, Presheva, Vraja dhe Leskoci.Gjakomo Bozizio, koordinator OSBE-së në Bujanoc në emër të ambasadorit Andrea Orizio ka përshëndetur këtë tryezë që për herë të parë është shënuar në Bujanoc.
“Puna e mediave locale janë të rëndësishme për zhvillimin e komuniteteve locale. Mediat janë faktor rëndësishëm për përcjellen e funksionimit të qeverisjes në të gjitha nivelet locale”, tha mes tjerash Bozizio.
Skender Saqipi, kryeredaktor dhe drejtues menaxhues i Portalit Informativ Titulli.com duke folur për lirinë e media lokale në gjuhën shqipe u shpreh se është një mision I vështirë për shkak të presioneve indirekte të politikës lokale dhe presionit financiar.
“Kërcënimet janë pjesë e punës sonë deri më tani dhe me gjithë këto problematike edhe tjera mediat përballen edhe më vështirësi të funksionimit dhe mbijetesës profesionale”, theksoi Liljana Stojanoviq nga JugPress.
Ndërsa Radoman Iric nga Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë dha disa detaje lidhur me numrin e madh të mediave të regjistruara në Rrethin e Pçinjës të cilët përbëjnë një problem serioz në promovimin e gazetarisë së lirë dhe objektive.
Jeton Ismaili, gazetar dhe drejtor i RTV “Spektri” në Bujanoc tha se shqetësim serioz për median është edhe pretendimet e ushtrimit të këtij profesioni nga të ashtuquajtura media dhe gazetarë në Bujanoc dhe Preshevë që në ardhmen duhet të merremi me to.
Për lirinë e medias foli edhe Zejnulla Dauti, gazetar në RTV “Presheva” i cili theksoi se media ku ai punon është një situatë të rëndë dhe përballet me presione të ndryshme çdo ditë.
Në këtë tryezë diskutuan edhe përfaqësues tjerë të medias të cilët shprehën se shqetësim mbeten presionet politike, financiare, autocenzura dhe konkurrenca jo e drejtë në fondet publike.
Organizator të këtij aktiviteti ishte Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Serbi në partneritet me Portalin Informativ Titulli.com në Bujanoc dhe Jugpres nga Leskoci./Titulli.com/