Gazetarët në Bujanoc mbajnë 5 minuta heshtje-protestë ndaj pushtetit (video)
Lokale

Gazetarët në Bujanoc mbajnë 5 minuta heshtje-protestë ndaj pushtetit (video)

04.May.2018 10:55
0
Gazetarë, përfaqësues të medias dhe të OSBE-së gjatë tryezës për shënimin e ditës botërore për lirinë e shtypit në Bujanoc iu bashkuan fushatës së Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur për heshtje 5 minutash si protestë ndaj gjendjes së vështirë të gazetarëve dhe medias në përgjithësi.

Diskutimi u ndal në orën 11:55 për disa minuta dhe mbajtën heshtje për tu bërë pjesë e aksionit ndërkombëtar simbolik “ 5 minuta heshtje të zjarrtë”, shkruan Titulli.com.

Përmes këtij aksioni është dërguar vërejtje pushtetit dhe opinionit publik për kushtet katastrofale dhe pozitën e profesionit të gazetarisë, medias dhe punëtorëve në media në gjithë Serbinë.

Edhe gjatë tryezës së mbajtur me gazetarë në Bujanoc është vlerësuar se gjendja e medias dhe gazetarëve në këtë rajon është nën mëshirën e pushteteve lokale dhe institucioneve tjera përkatëse dhe se ushtrimi i këtij profesioni është në rrezik./Titulli.com/

Liria e medias e vështirë në Bujanoc dhe Preshevë, të ashtuquajtur "media dhe gazetar" shqetësim serioz (foto)
Bujanoci kampion me media të regjistruara por e dështuar me gazetari?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration