Lindsay: Më pak e dhimbshme për Kosovën ta pranojë Asociacionin, alternativë ndryshimi i kufijve
Rajoni dhe Politika

Lindsay: Më pak e dhimbshme për Kosovën ta pranojë Asociacionin, alternativë ndryshimi i kufijve

15.Feb.2023 08:02
0

Analisti James Ker-Lindsay, profesor në London School of Economics, ka thënë se se mënyra më pak e dhimbshme për Kosovën që të arrijë një marrëveshje me Serbinë, është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 

Sipas tij, alternativë e Asociacionit do të ishte ndryshimi i kufijve etnik.

“Alternativa, dhe do të jem vërtet i sinqertë, është ndryshimi i kufijve etnik, për të cilin është folur. Nëse Kosova nuk dëshiron ta pranojë këtë, atëherë gjëja më e mirë që mund të bëjë është të thotë se do t’i ruajmë kufijtë, por do t’u japim serbëve autonomi kuptimplotë. Dhe në këtë pikë më duhet të them se gjithnjë flitet se do të krijohet një tjetër Republikë Serbe. Kjo është e pakuptimtë. Republika Serbe është një model shumë i veçantë i autonomisë që u krijua në një situatë shumë të ndryshme ku serbët ishin një përqindje mjaft e madhe e popullsisë në Bosnje dhe u bë për të ndaluar një luftë shumë brutale. Askush, nuk flet për Republikë Serbe në Kosovë”, ka thënë ai në një intervistë për Zërin e Amerikës. 

Ai ka thënë përveç atyre që nuk e kuptojnë se Asociacioni nuk është Republikë Serbe si në Bosnjë, ka edhe prej atyre që duan të shkaktojnë telashe.

“Sinqerisht, mendoj se disa njerëz po e kundërshtojnë atë sepse nuk e kuptojnë që nuk është Republika Serbe. Ka edhe shumë njerëz të tjerë, veçanërisht nga jashtë, të cilët po flisnin për këtë sepse duan të shkaktojnë telashe. Milorad Dodik po e bën këtë sepse dëshiron të shkaktojë telashe”, ka deklaruar ai.

 

Profesori Ker-Lindsay ka thënë se nuk mendon që propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është historik.

“Kushdo që e përshkruan këtë si një mundësi historike, dua të them që nuk është. Është fare qartë një leukoplast. Nuk po e zgjidh problemin themelor dhe është shumë, shumë zhgënjyes. E di që Bashkimi Evropian i ka duart e zëna me Ukrainën dhe e di se kjo është arsyeja pse dëshiron të përpiqet të bëjë disa ose të japë përshtypjen e një lëvizjeje për Serbinë dhe Kosovën. Por, a është me të vërtetë kjo më e mira që mund të arrijmë pas 15 vitesh? Dhjetë vjet më parë, Marrëveshja e Brukselit ishte shumë më e avancuar. Kjo nuk është duke ofruar asgjë me sa mund të shoh. Dhe mendoj se për të arritur një marrëveshje do të duhet trysni, pa dyshim”, ka thënë ai.

Gjeologu që parashikoi tërmetin në Turqi dhe Siri 3 ditë përpara, zbulon sekretin e parashikimeve të tij
Putini mbështet politikën e jashtme të Serbisë dhe qëndrimin e saj lidhur me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration