Limaj: S’ka ndarje apo shkëmbim territoresh me Serbinë
Lugina

Limaj: S’ka ndarje apo shkëmbim territoresh me Serbinë

11.Jan.2019 07:47
0

Sipas bashkëkryesuesit të Ekipit Negociator për dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj, ndarja e Kosovës apo shkëmbimi i territoreve nuk është opsion në tryezën e bisedimeve.

Në Rubikon të KTV-së ai bëri të ditur se përfundimisht një marrëveshje e tillë nuk do të jetë e pranueshme.

Madje ai tha se nëse Serbia nuk do të jetë e gatshme për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ku nuk përfshihet ndarja e shkëmbimi atëherë do të presin meqë, siç tha ai, nuk mund të bëjnë një marrëveshje në presion të kohës.

“Nëse Serbia nuk është e gatshme për një marrëveshje përfundimtare atëherë presim siç kemi pritur deri tash. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë dhe kjo është e rëndësishme për Kosovën që të prezantohet mirëpo Kosova nuk shkon të bisedojë për ndarje. Me sa di unë është një zë unik që thotë me marrëveshjen duhet të pajtohen dy palët dhe ne me ndarje nuk pajtohemi”, ka thënë Limaj

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration