Ligji ekzistues i Kosovës është diskriminues për shqiptarët nga Lugina e Preshevës
Lokale

Ligji ekzistues i Kosovës është diskriminues për shqiptarët nga Lugina e Preshevës

07.Jul.2016 22:47
0
Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar (KBN) ka miratuar raportin e punës për 6-mujorin e parë të këtij viti, të cilin e ka prezantuar kryesuesi i kësaj trupe komunale, Kushtrim Kadriu. Ai ka thënë se KBN i ka zhvilluar aktivitetet e veta sipas përgjegjësive që ka me rregulloren komunale.

Kadriu ka nënvizuar një seri takimesh të cilat janë mbajtur gjatë kësaj periudhe, ku janë trajtuar çështjet e bashkëpunimit me komunat e Kosovës Lindore, problemet e të dëbuarve dhe të tjera. “Bashkëpunimi me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, është interes kombëtar”, ka thënë Kadriu.

Në takimin e janarit, Gentiana Shabani, koordinatore e Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (ZPMB), ka nënvizuar se Zyra për PMB si dhe Lëvizja “Vatra”, si subjekt që tubon shqiptarët nga Lugina e Preshevës, do ta japin kontributin e tyre në amendamentimin e ligjit për të huaj në Kosovë, duke kërkuar sa më shumë lehtësira për shqiptarët nga Kosova Lindore, sa i përket marrjes së shtetësisë.

Kadriu ka thenë se ligji ekzistues është diskriminues për shqiptarët nga Lugina e Preshevës, sepse i barazon ata me kinezët dhe të tjerët.

Duke folur për bashkëpunimin me komunat e Luginës së Preshevës, Kadriu ka nënvizuar rrezikun për humbjen e pushtetit në Bujanoc, nga krijimi i shumë partive politike.

Komiteti ka kryer një vizitë në brezin kufitarr Kosovë-Serbi-Maqedoni, për t`u njohur me hallet e banorëve në këtë zonë. Anëtarët e Komitet i kanë inkurajuar banorët që të qëndrojnë në këto trevae të zhvillojnë jetën e tyre.Kadriu ka thenë se kërkesë e banorëve ka qenë hapja sa më parë e pikëkalimit në Stançiq, ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.

Në maj është mbajtur takim parapërgatitor për debatin me liderët politikë të Kosovës Lindore, kurse përgjegjësja e Zyrës për Presheve,Bujanoc,Medvegjë ka raportuar për aktivitetet e saj.

Në qershor, KBN në Gjilan, ka mbajtur një debat me përfaqësues të institucioneve lokale nga komunat Preshevë e Bujanoc, ku është biseduar për bashkëpunimin ndërkufitar në nivel komunash, veçmas Gjilanit, Preshevës e Bujanocit, si dhe nevojën për shtrirjen e këtij bashkëpunimi në një rrafsh më të gjerë, duke përfshirë edhe komunat e banuara me shqiptarë përgjatë brezit kufitar në Maqedoni, ka thenë Kadriu.

KBN ka diksutuar po ashtu edhe për manifestimin e shënimit të përvjetorit të dëbimit të popullatës shqiptare nga Kosova Lindore. /2L ONLINE/

Serbët bëjnë shaka me idenë e Jonuz Musliut për ngritjen e përmendores së Skënderbeut në Nish
Kamberi: Presim nga ministria pëlqimin pozitiv për sheshin"Skenderbeu" në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration