Ligjëratë kundër kancerit të gjirit në Bujanoc
Lokale

Ligjëratë kundër kancerit të gjirit në Bujanoc

11.Oct.2013 16:01
0
Në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, po zhvillohet ligjëratë kushtuar Ditës Ndërkombëtare kundër Kancerit të Gjirit me ligjërues Menderez Aliu, gjinekolog në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc. Aliu para një numri të pranishmëve të femrave ka folur në detaje se si vije deri tek kjo sëmundje dhe mënyrat se si duhet mbrojtur dhe parandaluar me kohë. Aliu në ligjëratën e tij thotë që çdo femër duhet të bëjë kontrollet e rregullta tek mjeku i tyre i përzgjedhur dhe të diagnostifikohet me llojin e sëmundjes. “Apeloj tek çdo femër dhe grua sepse është e nevojshme që një herë në muaj ta bëjë vetë ekzaminimin e gjirit, që çdo ndryshim apo manifestim që e vëren ose një forcim apo “gung”, apo një rrjedh të gjakut, duhet të lajmohet tek mjeku i tyre të përzgjedhur, ndërkaq kontrollimet sistematike duhet të bëhen një apo dy herë në vit. Ultra zëri i gjirit dhe mamografia bëhet edhe tek ne në Shtëpinë e Shëndetit dhe mund të vinë çdo femër apo grua”, tha Aliu. [caption id="attachment_92452" align="alignleft" width="300"]Menderez Aliu, ligjërues Menderez Aliu, ligjërues[/caption] Statisitikat botërore tregojnë se kanceri i gjirit me një përqindje shumë të vogël paraqitet tek moshat e reja nga mosha 22 vjeçare deri në 45 vjeçare e cila është një përqindje një deri në pesë për qind, ndërkaq rreziku më i madh është nga mosha 40 vjeçare deri në moshën 70 vjeçare”, thotë mjeku Aliu. Në këtë ligjëratë kaq të rëndësishme, kishte mjaftë femra dhe gra të interesuara, të cilat pas mbarimit të ligjëratës, kishte femra të reja që i drejtuan mjekut pyetje të ndryshme rreth kësaj sëmundje. Pyetjet ishin si, a ndjehet dhimbje gjatë trajnimit të kësaj sëmundje, Aliu thotë se jo shumë dhimbje përpos etheve dhe se a mund të paraqitet kjo sëmundje gjatë shtatëzanisë, ku përgjigja e mjekut ishte se nuk paraqitet. Sipas mjekut Aliu, ka raste të shumta dhe në komunën e Bujanoci, të cilat diagnostifikohen dhe trajnohet nga mjekët special mbi këtë sëmundje që në raste se nuk kontrollohen femrat me kohë është vdekjeprurëse. Kjo ligjëratë është zhvilluar me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Kancerit të Gjirit e organizuar nga Këndi Amerikan në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së në Beograd dhe gjithashtu janë shpërndarë bluza për të sensibilizuare femrat me sëmundjen e kancerit të gjirit dhe kundër saj të luftohet në mënyra të ndryshme./Titulli.com/
“Gazeta zyrtare” për herë të parë edhe në gjuhën shqipe
Bujanoc: Inspeksioni për rrënim në aksion, pronarët të shqetësuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration