Liderët politikë e fetar të Luginës në Iftarin e ambasadës së Amerikës
Lokale

Liderët politikë e fetar të Luginës në Iftarin e ambasadës së Amerikës

17.Jul.2014 13:56
0

Liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës, krahas të ftuarve të tjerë, sot do të marrin pjesë në Iftarin e shtruar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deputetët Riza Halimi e Shaip Kamberi, kryetarët e komunave Bujanoc respektivisht Preshevë, Nagip Arifi e Ragmi Mustafa, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri, si dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc Sulejman Fejzullahu dhe sekretari Sevder Bajrami, sonte do të jenë mysafirë të ambasadorit të SHBA-së në Beograd Michael Kirby, raporton Titulli.

Liderët nga Lugina me ftesë të diplomatit amerikan marrin pjesë në Iftarin e organizuar për besimtarët mysliman, ku nuk mungojnë as krerët fetarë nga Serbia.

Një Iftar të ngjashëm ditë më parë organizoi edhe Presidenti i SHBA-së Barak Obama, ku në mesin e diplomatëve të ftuar ishte edhe ambasadori i Kosovës në Amerikë, Akan Ismaili.

“Për myslimanët, Ramazani është një kohë për të reflektuar dhe për të kujtuar se disiplina dhe përkushtimi janë esenca e jetës së besimit”, ka thënë Obama gjatë këtij Iftari./Titulli.com/

Zjarri ia morri shtëpinë, kërkojnë ndihmën e institucioneve dhe qytetarëve (foto & video)
Pyetje ministritë: Pse pak policë shqiptarë punësohen në Luginë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration