Liderët ofrojnë unitet të rrejshëm për poena politik
Lokale

Liderët ofrojnë unitet të rrejshëm për poena politik

29.Aug.2014 20:43
0

Saga me përmbajtjen e teksteve shkollore nuk do të përfundojë as këtë vit, për nxënësit e shkollave fillore shqiptare në Luginë të Preshevës që është një nga problemet më shqetësuese, që çuditërisht kalon me pak pluhur dhe më pastaj për gjatë gjithë vitit kalon pa u ndjerë nga “specialistët tanë” të fushës së arsimit në Luginë.

Shkruan: Valon Gashi

Përball këtij realiteti, turravrapi i liderëve politik shqiptarë të vendit për të inauguruar e uruar në shkolla të reja e të restauruara (që po ndodh cdo ditë e më pak) si dhe lajthitja e tyre për të marrë poenë politik kush se cili më parë po arrit, ata harrojnë dhe nuk “luftojnë” për tekstet shkollore të tyre.

Nga ana tjetër shkollat fillore dhe të mesme janë ngarkuar me “kuadro” të tepërt politikisht si punësime partiake dhe familjare, punësime pa diploma adekuate për lëndët jashtë profileve të tyre, ndarje orësh mësimore për apetite militantësh partiak etj e gjithashtu po behen biznese me tekste shkollore dhe me dritare e banka të shkollave.

Para viteve 2000 shkollat shqipe kanë qenë shumë më cilësore dhe i kanë rezistuar ndaj sulmeve të regjimit, e sot ato po degradohen nga vetë ne shqiptarët.

Në Luginën e Preshevës në Ulqin dhe Maqedoni në kohën para “demokracisë” lejohej përdorimi i teksteve nga Kosova dhe mësuesit punonin me ato tekste. Sot situata është vështirësuar dhe përveç teksteve të caktuara nga Ministria e Arsimit që në 99% të rasteve janë shkruar nga autorë jo shqiptar dhe botuar nga shtëpi botuese serbe, nuk guxon të përdoret asnjë lloj teksti tjetër.

Në Kosovë p. sh. vetëm për 2% boshnjakë tekstet sigurohen nga Bosnja, kurse në Luginë të Preshevës me shumicë shqiptare, ku shumica  nuk mund të përdoret nga Shqipëria apo Kosova. Kjo është shqetësuese, sepse njerëzit që janë përgjegjës për këtë punë pa marrë parasysh cilës partie politike shqiptare i takojnë, as që merren me këtë problematikë kaq të rëndësishme kombëtare, e kalojnë me pak pluhur e zë të ulur.

Edhe më shqetësuese është fakti se në Malësinë e Bujanoc, që përfshihen rreth 10 fshatra për momentin funksionale është vetëm shkolla fillore “Migjeni” në Muhoc dhe Breznicë me shumë pak nxënës dhe kushte jo të mira për zhvillimin e mësimit normal, ka nxënës që udhëtojnë çdo ditë në këmbë nga Priboci, Çarri, Zarbinca, Suharna e Novosella për të shkuar në Muhoc, pa mundësi transporti, ku disa prej tyre edhe detyrohen ta lënë shkollën siç është rasti i Dionis Ramadanit nga Suharna.

Unë jam më se i bindur se politikanët shqiptarë sikur ta prishnin pak komoditetin e vet dhe të luftonin për të krijuar një realitet të vërtetë profesional e kombëtar në lidhje me tekstet shkollore, ata do të gjenin mbështetjen e plotë të mësuesve, prindërve e gjithë komunitetit shqiptar.

Protestat për arsimin shqip kanë kuptim vetëm edhe kundër veprimeve të Beogradit, edhe kundër veprimeve të politikanëve shqiptarë nëpër shkollat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës! 

 

Opinioni i autorit nuk paraqet qëndrimin edhe të redaksisë së Portalit Informativ-TITULLI

Lugina në protestë në ditën e parë të fillimit të mësimit (video)
Mësimi i gjuhës serbe, mollë sherri mes Luginës dhe Beogradit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration