Liderët e serbëve të Bujanocit: Jemi të kënaqur në koalicion me shqiptarët (Video)
Lokale

Liderët e serbëve të Bujanocit: Jemi të kënaqur në koalicion me shqiptarët (Video)

14.Mar.2015 16:33
0
"Pozita e serbëve të Bujanocit " ishte tema e radhës e cila u diskutua në emisionin e fundit  të TV Spektri, të emetuar këtë të premte.

Për të folur rreth kësaj çështje, mysafirë të nikoqirit të emisionit, Jeton Ismaili, ishin deputeti popullor në parlamentin republikan, Nenad Mitroviq, i cili njëkohësisht është edhe shef i “përparimtarëve” për komunë të Bujanocit dhe Stojança Arsiq, zv/kryetar i kësaj komune.

Liderët politik dhe institucional të serbëve të Bujanocit theksuan se koalicioni me Partinë Demokratike të Nagip Arifit i krijuar pas zgjedhjeve të vitit 2012 është ndërtuar krejtësisht në baza të shëndosha dhe qëllim mira, kurse inkuadrimi më pas edhe i partisë së Jonuz Musliut aspak nuk ka ndikuar në prishjen e raporteve përbrenda qeverisjes lokale.

“Të gjitha punët realizohen ashtu siç jemi marrë vesh, përfshirë edhe investimet të cilat dedikohen sipas një pariteti 60-40 % në raport midis vendbanimeve shqiptaro-serbe “, tha zv/kryetari Arsiq.

Njeriu i dytë i komunës së Bujanocit paralajmëroi edhe një vëzhgim të shtuar të zgjedhjeve të ardhshme lokale, ndërsa potencoi nevojën e mbajtjes së një regjistrimi të veçantë të popullsisë për këtë rajon.

I pyetur ndërkaq, përse qeveria nuk ka “shpërblyer” koalicionin multietnik me investime në komunën e Bujanocit, deputeti Nenad Mitroviq, theskoi se vizitat e shpeshta që po bëhen nga zyrtarët shtetërorë në Bujanoc janë një sinjal i qartë se gjërat po lëvizin në këtë drejtim.

Në ndërhyrjen e udhëheqësit të emisionit se mos vallë këta zyrtarë vetëm se po vijnë të fotografohen dhe gjithçka do të mbetet në domenin e vizitave, Mitroviq tha se koha do të dëshmojë të kundërtën.

Gjatë bisedës në studio, mysafirët paralajmëruan mundësinë që serbët në zgjedhjet e ardhshme të dalin me një listë zgjedhore, ndërsa thanë së është herët të prejudikohet që si rezultat në vitin 2016 mund të marrin postin e kryetarit të kuvendit e madje edhe atë të komunës.

Në emision u fol edhe për integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, për raportet me deputetët shqiptarë, privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore, etj. /Titulli.com/ 

Emisionin e plotë me deputetin Mitroviq dhe zv/kryetarin Arsiq mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm:

Hasta La Vista: RTV "Bujanoci" dhe RTV "Presheva"!
Gripi i derrit mbërrin në Vranjë!?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration