Liburn Aliu viziton shkollën e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc (foto)
Shkollën e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc e vizitoi Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësiror dhe Infrastrukturës në Republikën e Kosovës, me bashkëpunëtorë, i përcjellë nga Nagip Arifi, kryetar i Komunës së Bujanocit.
Drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu të pranishmit i njoftoi me gjendjen momentale në shkollë dhe më gjerë si dhe problemet që në vazhdimësi po e përcjellin arsimin në Luginë të Preshevës.