Liburn Aliu pritet nga kryetari i komunës së Bujanocit (foto)
Lokale

Liburn Aliu pritet nga kryetari i komunës së Bujanocit (foto)

28.Jan.2022 17:55
0
Liburn Aliu, nga Ministria së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë i shoqëruar nga shefja e kabinetit Rineta Jashari janë pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi. 

Postimi i plotë në Facebook nga Arifi: 

Me kënaqësi sot prita në takim sa zyrtar aq edhe vëllazëror ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Republikën e Kosovës z. Liburn Aliu.
 
Duke qenë se ministri Aliu ka origjinë nga Lugina e Preshevës dhe ështê shumë mirë i informuar për situatën në Luginë, kërkova nga ministri që problemet tona, si pasivizimi, mosnjohja e diplomave, diskriminimi i punësimit në organet shtetërore dhe diskriminimet në fusha tjera, të bisedohen edhe në takimet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
 
Gjatë takimit, poashtu falemnderova për vendimin e qeverisë për ndarjen e 2 milionë eurove për Luginën e Preshevës, si dhe zgjidhjen e problemit të transportuesve tanë për në Kosovë. Nuk lamë pa diskutuar edhe për masat e reja anti Covid të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës për hyrjet në Kosovë.
 
Vizitat e shpeshta të ministrave të Republikës së Kosovës në Luginë na japin sinjale për angazhim të vazhdueshëm të tyre për të ndihmuar shqiptarët në Luginë.
Arkiva: Konjufca për shkëmbimin e territoreve: Hap perspektivën e shqiptarëve të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration