Lëvizja për Reforma-PDSH grumbullon 1500 nënshkrime për zgjedhjet parlamentare
Lokale

Lëvizja për Reforma-PDSH grumbullon 1500 nënshkrime për zgjedhjet parlamentare

01.Jun.2020 19:48
0

Lëvizja për Reforma-PDSH ka mbledhur 1500 nënshkrime për të përkrahur listën “Alternativa Demokratike Shqipëtare – Lugina e Bashkuar” për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 21 qershor,  shkruan Titulli.com.

“Lëvizja për Reforma, falë angazhimit dhe interesit të vet qytetarëve si dhe punës së palodhshme të aktivistëve të saj, ka arritur që listën “Alternativa Demokratike Shqipëtare – Lugina e Bashkuar” ta përkrahë me 1500 votues, përkatësisht nënshkrime”, thuhet në deklaratën për media nga Lëvizja për Reforma-PDSH.

Ky subjekt është pjesë përbërëse e listës së përbashkët shqiptare në Luginë të Preshevës merrë pjesë më dy kandidatë të mundshëm për deputet në parlamentin popullorë.

Lëvizja për Reforma-PDSH duke falënderuar akterët e kësaj nisme ka vlerësuar se kjo edhe njëherë shpreh shpresën, bindjen por edhe falemnderim të veçant ndaj përkrahjes së qeverisë Rama.

Lëvizja për Reforma-PDSH është grupi qytetarë politik më i vogël në komunën e Preshevës dhe është një nga të parët që ka përmbushur pjesën e marrëveshjes së nënshkruar më 19 maj në Preshevë mes 5 subjekteve politike shqiptare./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration