Letra që zbulon negociatat sekrete për ndarjen e Kosovës, një eskalim etnik në Preshevë i mundshëm?
Lokale

Letra që zbulon negociatat sekrete për ndarjen e Kosovës, një eskalim etnik në Preshevë i mundshëm?

03.Nov.2018 12:48
0

Ish-negociatori i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel, i angazhuar nga Zyra e Baroneshës Ashton, britaniku Robert Cooper, i cili rreth dy javë më parë, ka marrë pjesë në Belgrade Security Forum, si kryesues i delegacionit të ECFR, ka shkruar një letër “private dhe konfidenciale” rreth udhëtimit studimor në kryeqytetin serb.

Në krye të letrës që e ka siguruar Gazeta Express, Coopper zbulon se shkëmbimi i shumëpërfolur i territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk ka të bëjë fare me shkëmbim. Sipas Cooper, ideja është që Serbia ta marrë Veriun, ndërsa Kosova asgjë territoriale, por njohjen eventuale nga Serbia.

Një letër konfidenciale e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR), zbulon prapaskenat e negociatave sekrete që po bëhen për ndarjen e Republikës së Kosovës.

Këto konstatime të bëra në këtë letër janë nxjerrë pas një vizite që anëtarët e këtij Këshilli të kryesuar nga Robert Copper kishin bërë në Beograd përgjatë 17 dhe 18 tetorit të vitit 2018.

Siç shkruhet në këtë letër, në bisedimet ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit nuk bëhet fjalë për shkëmbime të territoreve, por vetëm për ndarje të Republikës së Kosovës.

Siç shkruhet në letër, Kosova do të japë pjesën veriore në këmbim të njohjes nga Serbia.

“Temë kryesore e debatit në Beograd ishte propozimi për ‘shkëmbim të territorit”: Një “marrëveshje gjithëpërfshirëse” që do të lejonte Serbinë të rimarrë territorin e kontestuar (Veriun e Kosovës) në këmbim që Serbia ta njohë Kosovën si shtet. Megjithatë, ende nuk është e qartë se si do të shkojnë këto bisedime, as nëse ndonjë marrëveshje e mundshme mund të shitet në Kosovës. Mbetet ende rrugë e gjatë për t’u bërë”, thuhet në këtë letër të siguruar nga Gazeta Express.

Ndër të tjera në këtë letër thuhet se presidenti i Serbisë e konsideron si çështje jashtëzakonisht të rëndësishme zgjidhjen e konfliktit të ngrirë me Republikën e Kosovës, madje më të rëndësishme se zgjidhja e disa problemeve që Serbia ka me sundimin e ligjit dhe demokracinë.

(Ai imagjinon dëshirën e Brukselit për një burrë të fortë dhe hero në Ballkan që bën marrëveshje gjeopolitike), thuhet në këtë fjali që i referohet presidentit serb, Vuçiq.

Në këtë letër janë nxjerrë edhe disa rekomandime dhe konkludime si vijojnë:

Udhëheqja serbe duhet të jetë më e vetëdijshme se nëse do që marrëveshja për shkëmbim të territoreve me Kosovën të ketë sukses, ajo duhet të ketë në mbështetje partnerët kryesorë të BE-së, përfshirë edhe Gjermaninë. Mogherini duhet që së shpejti ta vendosë në agjendë të Këshillit për Punë të Jashtme dialogun Kosovë-Serbi.

BE-ja duhet të nxisë vendet drejt zgjidhjeve që janë legjitime dhe të cilat e rrisin stabilitetin në rajon. Por duke pasur parasysh se ideja për shkëmbim të territoreve është në një qorrsokak, atëherë BE-ja gjithashtu duhet të ketë gati një plan alternativ.

Mosmarrëveshja e qartë dhe e hapur ndërmjet SHBA-së dhe Gjermanisë për çështjen e shkëmbimit të territoreve është e habitshme dhe në të njëjtën kohë alarmante. Në varësi të pozicionit të Francës (asnjë zyrtar francez nuk ka folur në Forumin e Sigurisë në Beograd), një gjë e tillë dëshmon për një boshllëk transatlantik mjaft serioz.

Udhëheqësit e BE-së, gjithashtu, nuk duhet të harrojnë edhe një paradoks themelor: Presidenti Vuçiq duke zhbllokuar derën për integrimin e Serbisë drejt BE-së përmes marrëveshjes me Kosovën, ai po mbyll një derë tjetër duke konsoliduar sundimin e tij autoritar në Serbi.

Në këtë letër janë ngritur edhe disa shqetësime të cilat kanë të bëjnë me idenë për lëvizje të kufijve.

Hapja e ‘Kutisë së Pandorës’ është njëri nga shqetësimet. Ndër të tjera flitet edhe për një përpjekje të Vuçiqit që të përfitojë një përkrahje më të madhe të forcave nacionaliste në Parlamentin Evropian. Vuçiq pretendon se do të jetë më simpatik në sytë e tyre duke i vendosur kufijtë në linja etnike. Ai, gjithashtu, është duke e llogaritur edhe largimin e Angela Merkelit nga posti i kancelares në të ardhmen e afërt.

Në letër flitet edhe për përpjekjen e Vuçiqit për të ndryshuar Kushtetutën e Serbisë, në favor të rritjes së kompetencave dhe pushtetit të tij.

Ndërsa si një datë e rëndësishme parashihet të jenë zgjedhjet e 4 nëntorit për katër Këshillat e Pakicave Kombëtare.

“Është shumë e mundur që këto do të përdoren për të dobësuar organet e vetëqeverisjes së pakicave të cilat kohët e fundit janë portretizuar si ‘lëvizje separatiste. Një eskalim etnik në Preshevë dhe Novi Pazar mund të sjellë një urgjencë për nënshkrimin e një marrëveshjeje”, thuhet në këtë letër.

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration