Letër nga Lugina e Preshevës për bisedimet Kosovë-Serbi
Lokale

Letër nga Lugina e Preshevës për bisedimet Kosovë-Serbi

05.Jan.2019 21:08
0

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, në një iniciativë të përbashkët me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe deputetin popullor,  Fatmir Hasani, sot i’u drejtua zyrtarisht Komisares së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Frederica Mogherini; Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, si dhe bashkëdrejtuesve të Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës, z. Shpend Ahmeti dhe z. Fatmir Limaj. 

"Kërkuam përfshirjen e Luginës së Preshevës në fazën përfundimtare të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit",  thuhet në kërkesën e KKSH-së.
Në këtë shkresë është theksuar se Marrëveshja eventuale përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë është mundësi edhe e zgjidhjes së problemeve jetike për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Më tej thuhet se ne përfaqësuesit legjitim të institucioneve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kërkojmë nga titujt e lartpërmendur, përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në procesin e kësaj faze të dialogut, që synon arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme.
"Përfshirja dhe trajtimi i çështjes së Luginës së Preshevës në këtë fazë të dialogut është nevojë për paqen afatgjate dhe midis popujve në Ballkanin Perëndimor", përfundon letra./Titulli.com/

Kurti takon përfaqësues të kuvendit komunal të Preshevës, i do preshevarët në ekipin negociator
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration