Latifi: Do të hiqen nga lista e ndihmës sociale në Preshevë ata që vozisin vetura të mira (video)
Lokale

Latifi: Do të hiqen nga lista e ndihmës sociale në Preshevë ata që vozisin vetura të mira (video)

04.Jun.2018 10:09
0
Në komunën e Preshevës janë 826 përfitues nga asistenca sociale e cila ofrohet si program nga Qendra për punë sociale.

Liridon Latifi, drejtor pranë këtij institucioni në intervistën për titulli.com tha se janë të punësuar 16 persona prej tyre 11 janë me sistematizim të ministrisë kurse 5 punëtorë financohen nga buxheti komunal i komunës së Preshevës. 

Numrin e shfrytëzuesve të asistencë Liridon Latifi synon që ta reduktoj.

Ai gjatë një bisede për Titulli.com tha se ka akoma shfrytëzues të kësaj ndihmese sociale të cilët me të vërtetë nuk e meritojnë prandaj edhe do të largohen nga lista e shfrytëzuesve.

“Ka edhe shfrytëzues të skemës sociale të cilën nuk e meritojnë këtë skemë sociale pasi që edhe nuk i kanë kushtet e jetës edhe aq të vështira e nga ana tjetër kemi edhe familje të cilët me të vërtetë i kanë kushtet e vështira e që përshkak të mungesës së dokumentacionit nuk janë përfitues të skemës sociale” u shpreh Latifi për Titulli.com.

Latifi theksoi se do të angazhohet që listën e përfituesve të skemës sociale ta revidoj në mënyrë që mos të ketë më shfrytëzues të pandershëm.

“Unë do të mundohem që kjo listë të paktën të revidohet në mënyrë që të jenë shfrytëzues vetëm ata të cilët e meritojnë pra që i kanë kushtet e vështira dhe të hiqen nga lista ata të cilët vozisin vetura të mira. Definitivisht kjo kategori e njerëzve të cilët nuk e meritojnë dhe përfitojnë do të largohen kësaj radhe”, deklaroi Liridon Latifi.

Sipastij largimi apo pastrimi i listës së përfitueseve të ndihmës sociale nga Qendra për Punë Sociale në Preshevë do të bëhet gjatë muajit Maj dhe Qershor sipas drejtorit të kësaj qendre./Titulli.com/

Aktivitet humanitar fetarë në Bujanoc, eja kontribo sipas vullnetit
Familja Rexhepi në Bujanoc vuan për bukë të gojës gjatë Ramazanit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration