Largohet flamuri serb e rikthehet flamuri kombëtar te lapidari i dëshmorit Fatmir Ibishi në Bujanoc (video)
Zëvendëskryetari i Bujanocit, Shqiprim Musliu, ka thënë se përmendores së ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), Fatmir Ibishit, në fshatin Konçul, i është larguar flamuri kombëtar nga disa persona të panjohur, duke iu zëvendësuar me atë të Serbisë.
Përmes një videoje në Facebook, Musliu tha se shqiptarët në këtë pjesë vazhdimisht janë duke pasur provokime të tilla.
“E njoftoj faktorin ndërkombëtar se me veprime të tilla shqiptari në shtëpinë e vet çdo ditë është duke u provokuar”, tha ai.
Musliu po ashtu në videon e publikuar shihet duke e larguar flamurin serb dhe duke e vendosur sërish flamurin kombëtar.