Lapidari, debakël për liderët politik të Luginës
Lokale

Lapidari, debakël për liderët politik të Luginës

21.Jan.2014 10:54
0
Lapidari me emrat e dëshmorëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), tash e një vit vazhdon të mbetet nën mbikëqyrjen e forcave serbe, derisa lidershipi në Luginë nuk heq dorë për kthimin e tij. Edhe pse gjithçka dukej simbolike, vendi ku ka qenë i vendosur lapidari është i rrethuar dhe i mbuluar me kurora lulesh, ndërsa shqiptarët që jetojnë në shtetin e Daçiqit, ndjehen të diskriminuar në shumë aspekte. Më 20 janar bëhen një vit kur Presheva u rrethua nga disa qindra xhandarë të Serbisë, të cilët kishin një objektiv - heqjen e një guri ku ishin gdhendur emrat e dëshmorëve që ranë në luftë kundër forcave të Millosheviqit. Në kërkim të kthimit të Lapidarit u organizuan protesta, seanca të kuvendeve komunale si dhe është kërkuar të hiqet memoriali i xhandarmërisë serbe mbi fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit. Liderët në Luginë megjithatë garantuan kthimin e tij, madje premtuan edhe dorëheqje. Kreu i Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë se ata që e morën lapidarin asnjëherë nuk kanë thënë që e kthejnë, pasi që Serbia nuk është e interesuar ta njohë identitetin kombëtar të shqiptarëve. “Moskthimi i lapidarit është një tmerr që di ta bëjë vetëm Serbia. Është një akt i pashembullt që nuk ngjan në asnjë vend në botë. Një populli të pambrojtur t’i merret identiteti”, ka thënë Mustafa. Sipas tij, Serbia gjithnjë interesohet ta shlyejë historinë e shqiptarëve, të largojë lapidarin nga sheshi i dëshmorëve për të mos i kujtuar ata kurrë. “Të mos mësojnë gjeneratat e reja që shqiptarët luftuan për liri dhe bashkëngjitje me Kosovë. Mirëpo kjo nga mendja e shqiptarëve nuk do të hiqet kurrë”, ka thënë Mustafa. Edhe kryetari i Kuvendit Komunal në Bujanoc, Jonuz Musliu ka thënë se përkundër premtimeve boshe të Beogradit se do të kthehet Lapidari, ai lëre që nuk u kthye, por as nuk i dihet vendndodhja. Sipas tij, lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së nuk u kthye nga Beogradi e po ashtu nuk u hoq memoriali i xhandarmërisë mbi fshatin Lluçan. “Beogradi me shkatërrimin e përmendoreve e lapidarëve të dëshmorëve të kombit shqiptar, nuk do të thotë se ka shuar vullnetin, dëshirën dhe luftën e popullit liridashës të Luginës për çlirim dhe bashkim kombëtar, verdikt ky i shprehur nga referendumi popullor dhe lufta e shenjtë e UÇPMB-së”, ka thënë Musliu. Kryetari i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe ish-komandant rajonal i UÇPMB-së, Orhan Rexhepi, ka thënë se lapidari i dëshmorëve sigurisht se është diku në Serbi, mirëpo sipas tij, nuk është me rëndësi se ku gjendet ai. “Po të kishte mbetur lapidari në qendër të komunës ndoshta kur të kaloj andej nuk e kisha shikuar, por vendin ku janë vendosur kurorat me lule e shikoj me shumë përkushtim”, ka thënë Rexhepi. Rexhepi thotë se ka qenë i vetmi që ka kërkuar që të shpallet një shkallë e parë e autonomisë politike territoriale Luginës së Preshevës dhe të bëhet bashkimi me Kosovën në bazë të referendumit të vitit 1992. “Asnjeri nga liderët politikë të Luginës nuk e kanë pranuar një kërkesë të tillë. Prandaj edhe lapidari hiqet, vendoset prapë do të hiqet dhe nuk ka efekt të vendoset në një shtet tjetër apo në një vend të okupuar siç është Lugina”, ka thënë Rexhepi, duke shtuar se lapidari duhet të jetë në një vend të lirë. Sipas tij, lapidari duhet të jetë në epiqendër mu aty ku ka frekuentim më të madh të qytetarëve shqiptarë, por edhe të të huajve. Nga ana tjetër, analisti politik nga lugina Belgzim Kamberi ka thënë se moskthimi i lapidarit është debakël për liderët politikë të Luginës. “Vetë heqja e lapidarit dhe moskthimi i tij tregon mungesën e kapaciteteve të lidershipit politik shqiptar këtu. Ajo u pa edhe me krejt procesin e menaxhimit të lapidarit e aq më tepër me kthimin apo moskthimin e tij”, ka thënë Kamberi. Ai ka thënë se simbolika e lapidarit ka qenë politika shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ta përmirësojë strategjinë e veprimit. “Spektri politik shqiptarëve të Luginës së Preshevës, as sot pas një viti, nuk ka hequr dorë nga kërkesat për kthimin e Lapidarit të plaçkitur nga xhandarmëria serbe”, ka thënë Musliu./Zeri/
Intensifikohet bashkëpunimi Bujanoc - Kamenicë
Halimi: Serbia po i defaktorizon tërësisht shqiptarët në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration