Lamtumirë mediume pushtetare!
Lokale

Lamtumirë mediume pushtetare!

30.Jul.2014 10:54
0
Qeveria e Serbisë me miratimin e Ligjit për media, ua ka mbyllur dyert komunave të jenë themelues të Ndërmarrjeve Publike, si subjekte juridike, të cilat kryenin veprimtari informative me interes të veçantë për shoqëri.

Me pakon e këtyre ligjeve të miratuara nga Qeveria e të cilat do t’i miratoj edhe Parlamenti i Serbisë, mediumet që kanë për themelues pushtetet lokale duhet të privatizohen më së largu deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Këto ligje ndonëse kanë ngritur shqetësimin e punëtorëve në ndërmarrjeve publike për statusin e tyre në të ardhmen, ato kanë gjetur mbështetjen e institucioneve më të larta në Serbi, asociacioneve të gazetarëve dhe OEBS-it e Këshillit të Evropës.

Këto ligje, të cilat vlerësohen se janë në përputhshmëri me Strategjinë e medieve, përkatësisht privatizimin e tyre, mënyrën e financimit dhe transparencën në pronësinë e tyre.

Drejtuesit e pushteteve lokale në Bujanoc dhe Preshevë, jo më larg se një vit, do t’i humbin privilegjet ndaj mediumeve, të cilat i kanë pasur nën kontroll të rreptë, jo rrallë duke i përdorur ato si zëdhënëse të interesave të tyre partiake. Ata do të ngelin pa “tellallët” e tyre, të cilët i përcillnin nga mëngjesi deri në mbrëmje, madje edhe nëpër gazmende familjare.

Duke i pasur nën sqetull mediumet pushtetare, të cilat financoheshin nga buxheti komunal deri në 35 milion dinarë në vit (diku rreth 350 mijë euro), mediumet e tjera të varura e të pavarura, shpesh viheshin në pozita injoruese madje edhe poshtëruese.

Qindra punëtorë të mediumeve lokale, do të jenë “si guri i mullirit” në qafën e pushtetarëve, të cilët që tashti duhet t vrasin mendjen se si t’i sistemojnë ata nëpër ndërmarrjet e tjera, të cilat edhe ashtu po vuajnë nga prania e tepërt e punëtorëve.

Shoqëria Civili, në Bujanoc, mbështet çdo proces i cili do të kontribuoj në mbrojtjen e interesit të qytetarëve në sferën e informimit publik.

Shqiptarët në Serbi, nuk kanë çasje në Televizionin nacional, i cili do t’i plotësonte nevojat e qytetarëve për informim në gjuhë amtare. Ata të paktën nuk i kanë as ata 10 minuta program në shqip që kishin dikur në komunizëm, ndërsa Radio Televizioni i Kosovës, ndanë programe të posaçme për qytetarët serbë.

Në qoftë se Radio Televizioni i Serbisë dhe ai i Vojvodinës, do ta rregullojnë statusin e tyre në të ardhmen përmes buxhetit republikan, apo financimit me parapagim deri 500 din për ekonomitë shtëpiake, atëherë e njëjta do të vlej edhe për një Radio Televizion Shqiptar, të pavarur në Luginë të Preshevës, me një financim të qëndrueshëm dhe vetëm në këtë mënyrë do të përmbushej e drejta e informimit të shqiptarëve në gjuhën e tyre amtare.

Në bazë të Platformës politike të miratuar nga këshilltarët shqiptarë, në janar të vitit 2006, në Preshevë, “të gjithë qytetarët e rajonit të PMB-së, kanë të drejtë dhe obligim të informohen në gjuhën amtare si dhe të themelojnë mjetet e informimit - gazetat, radiot, televizionet”.

 

Shoqëria Civile "Perspektiva"Bujanoc

 

Bujanoci sa i bukur aq edhe i ëmbël!
Bojkoti i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, proces i marrëveshjeve të fshehta?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration