Lajmërim për zvoglimin e personelit shëndetësorë në Shërbimin Emergjent në Bujanoc
Lokale

Lajmërim për zvoglimin e personelit shëndetësorë në Shërbimin Emergjent në Bujanoc

02.Mar.2021 15:42
0

Mjeku i përgjithshëm në shërbimin emergjent në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, Bejtulla Ajeti përmes një postimi jep një njoftim lidhur me zvogëlimin e personelit shëndetësorë.

Postimi i plotë i Bejtulla Ajetit në Facebook: 

Një lajmërim për banorët e gjithë komunës së Bujanocës.
 
Nga data 1.mars shërbimi i Urgjencës do të ket një mjek në ndrrimin e natës(20:00h -08.00h),deri tash organizimi ka qenë me dy mjek. (Dikujt në hierarkin e Shtëpisë së shëndetit i paska ra në sy se rrogat tona janë më të larta. Kjo ka qenë pasi ndrrimet e natës paguhen më shtrenjët).
 
Si Komunë me një shtrirje gjeografike mjaft të gjërë,do të hasim në probleme shumë të mëdha kur kemi thirrje të rendit të parë apo te dytë-emergjenca mjekësore. Sepse do duhet të presim mjekun që do jetë në gadishmëri që të mundet ekipa të dalë ne teren.
 
Për këtë lloj të organizimit nuk janë marë për bazë as një këshillë nga mjekët specialist të urgjencës. Me këto veprime të njëanshme dhe jo të drejta vihet në rrezik jeta e qytetarëve tanë.
Sikur e gjithë kjo nuk mjaftoi,sot miret vendimi i dytë. Gjatë vikendeve mjeku i zgjedhur do të punoj vetëm deri ora 18h. Pas kësaj ore të gjithë banorët e komunës tonë do kenë në dispoziocion vetëm një mjek në shërbimin e urgjencës. Me këto imponime dhe thyerje te urgjencës,janë pasojat e para të centralizimit të sistemit shëndetësor.
 
Në vend që të zgjidhen problemet me shërbimet specialistike,ku mungon:1. Mjeku intetnist, 2. Mjeku oftalmolog, 3. Mjeku dermatolog, 4. Shërbimi radiologjikë. Dikush ka dëshirë që shërbimin e urgjencës"nga heronjët e vitit 2020" ta kthej në humbës te vitit 2021!
 
Kolegët e mi dhe unë në këtë shërbim jemi munduar në maximum ti dalim zot cdo situate të vështirë që kemi hasur,duke nisur me transportin e të sëmurëve rëndë me Covid 19,si dhe cdo situat që ka kërkuar ndihmën profesionale tonën,kemi qëndruar 24h/7ditë në javë.
 
Në fund,në vend që të bëhen dy ekipe ditën,dhe dy ekipe natën dhe të rrisim kapacitetin tonë në shërbim të popullatës,dikush bje vendim për shkurtim dhe zvogëlim të numrit të ekipeve,me obligime shtesë edhe të pacientëve nga mjeku i zgjedhur.
 
Miq të mi ju dëshiroj shëndet të gjithëve,neve edhe pse në numër të reduktuar,do të na keni prap në të njejtin vend.
557-vjetori i Besëlidhjes: Albin Kurti, Sela, Kamberi marshim në Lezhë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration