Lajçaku pas takimit me Kurtin: Kemi marrëveshje dhe kemi aneksin e zbatimit, të qartësohen hapat e ardhshëm
Rajoni dhe Politika

Lajçaku pas takimit me Kurtin: Kemi marrëveshje dhe kemi aneksin e zbatimit, të qartësohen hapat e ardhshëm

11.May.2023 09:35
0

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, është deklaruar pas takimit që e ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë, i cili ka zgjatur gati dy orë. 

Diplomati sllovak ka bërë të ditur se takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi do të zhvillohet të hënën e 15 majit në nivel të kryenegociatorëve.

“Do të takoj të hënën kryenegociatorin e palës kosovare Bislimin dhe kryenegociatorin e palës serbe, Petkoviç’in në Bruksel”, ka thënë Lajçak.

Para gazetarëve, ai tha se me Kurtin kanë diskutuar për hapat e mëtejshëm të dialogut.

Përderisa sqaroi se do të shkojë në veri që të bisedojë me qytetarët atje, ai paralajmëroi një takim ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimit dhe drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, të hënën.

Ai shtoi se diskutuan se si BE-ja e sheh procesin e dialogut dhe draftstatutin për Asociacionin. Erdha të diskutoj me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi rrugën përpara drejt normalizimit pas takimit të 2 majit. Është e rëndësishme që ne kemi kuptuar qartë sekuencat e hapave dhe ne kishim një diskutim të rëndësishëm në të gjitha aspektet.

Të njëjtin diskutim do ta kem nesër edhe në Beograd”, tha Lajçaku.

 

“Pra, kjo është shumë e rëndësishme që ne të kemi qartësi se si të kemi një marrëveshje, ne kemi aneksin, kështu që duhet të kemi një kuptim të qartë të hapave 1, 2 dhe 3, kështu që ky ishte qëllimi që kishim, siç thashë, një diskutim shumë intensiv, por shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm me kryeministrin. Çka është e pritshme për BE-në, bazohet në vlerat evropiane, është ekzistuar për modelet evropiane. Jam mjaft i qartë. S’dua të shkoj në detaje. Do të vazhdoj diskutimet në Beograd. Më falni, jam shumë vonë”.

Lajçaku do të qëndrojë sot në Prishtinë, ndërkaq një ditë më vonë do të vizitojë Beogradin.

Kremtohet 55 vjetori i themelimit të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc (foto)
Lutfiu: Lugina e Preshevës patjetër të jetë e përfshirë në marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration