Lëkundet adminstrata e qeverisjes Kamberi, dorëhiqet Reuf Bajrami (dokument)
Lokale

Lëkundet adminstrata e qeverisjes Kamberi, dorëhiqet Reuf Bajrami (dokument)

08.Jul.2017 14:26
0
Administrata e komunës së Bujanocit po përballet me fluksin e dorëheqjeve të personelit profesional nëpër departamente e komisione të ndryshme.

Reuf Bajrami punëtorë afro 15 vjeçar në shërbimin e urbanizimit pranë administratës komunale në Bujanoc ka paraqitur dorëheqjen e tij nga komisioni për plane.

Ai në dorëheqjen zyrtare thotë se për shkak të angazhimit familjarë largohet nga ky komisioni për plane që  është paraqitur për miratim në seancën e 4 të kuvendit komunal të Bujanocit që do të mbahet më 14 Korrik (e premte).

Që nga fillimi i qeverisjes Kamberi në vitin 2016 me komunën e Bujanocit janë shënuar raste të shumta të dorëheqjeve sikur me rastin e ish kryeshefit të adminstratës Ismail Pajaziti e të tjerë.

Jo zyrtarishtë mësohet se dorëheqjet mbrenda administratës komunale në Bujanoc po vijnë si pasojë e politikave-premtuese  të qeverisjes Kamberi për biznesin lokal dhe investimet e tyre./Titulli.com/

 

Shqiptarët shumë shpejtë do ta mësojnë kush është Zaevi
Qeverisja Kamberi po përçan shqiptarët dhe frymëzon lokalizimin?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration