Këshilli Kombëtar  Shqiptar ka proceduar afro 620 lëndë gjatë vitit 2015 Arkiva-foto
Lokale

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka proceduar afro 620 lëndë gjatë vitit 2015

30.Dec.2015 17:31
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar Kombëtar Shqiptar ka mbajtur seancën e VIII të rregullt dhe seancën solemne për fundvit në selinë e këtij institucioni.

Kryetari Musliu i bëri një retrospektivë punës së këtij institucioni dhe ndër të tjera theksoi se  bashkërisht  me  organet    përkatëse   dhe  me  të  punësuarit,  punën   e   vet  gjatë  kësaj  periudhe  e kanë  realizuar  në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe jashtë shtetit në Republikën e Kosovës, Republikën e Shqipërisë, të Maqedonisë, Turqisë ,Belgjikë, Gjermani, Zvicër dhe shumë vende relevante e të rëndësishme.

Sipas Këshilli Kombëtar Shqiptar gjatë vitit 2015 ka protokolluar dhe proceduar afro 620 lëndë te ndryshme, që kanë të bëjnë kryesisht me kompetencat e Këshillit dhe drejtat e shqiptarëve dhe në vazhdimësi ka qen i angazhuar në përpilimin e planeve të nevojshme.              

Ky institucion ka vlerësuar se lidhur me rrjedhën e punës së KKSH-së dhe mbarëvajtjen drejt realizimit të synimeve,  kanë qenë të interesuar përfaqësues të shumtë ndërkombëtarë si ambasador të ambasadave të akredituara në Beograd, organizata të ndryshme si ajo e OSBE-së, USAID, me të cilët janë realizuar numër i madh i takimeve  mjaft frytdhënëse.

“Sigurisht se sfida më e madhe gjatë aktivitetit të Këshillit është sigurimi i librave në gjuhën shqipe për nxënësit parashkollor, shkollave fillore dhe atyre të mesme. Për këtë çështje angazhimi i KKSH-së ka qenë maksimal duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e  Arsimit të Republikës së Kosovës për librat në gjuhën shqipe te ardhura nga Republika e Kosovës dhe angazhimin e vazhdueshëm në takime dhe shkresa Ministrisë së Arsimit të Serbisë si dhe gjithë trupën diplomatike”, thuhet në njoftimin ne KKSH-së.

Në të njëjtin njoftim thuhet gjithashtu se janë  ndërmarrë veprime avancimin e identitetit kombëtar, kulturor, gjuhësor e fetar të pakicës kombëtare shqiptare, konkretisht me zhvillimin e kushteve të nevojshme për avancimin e identitetit.

“Në kuptim të nenit 11 të Kartës Evropiane për gjuhët rajonale ose minoritare, KKSH në fushën e informimit konsideron që në nivel lokal gjendja është e rënduar sidomos pas Ligjit për privatizimin e mediave. KKSH ka marrë Vendim mbi themelimin e Radio Televizionit Shqiptar të Luginës faza e parë e regjistrimit ka përfunduar jemi në procedurë që së shpejti të kemi këtë radiotelevizion njëkohësisht kemi përkrahur portalet informative shqiptare ne Luginë”, ka vlerësuar zyrtarët e KKSH-së.

Këshilli ka  shqyrtuar  gjendjen  e përgjithshme  të  përdorimit  zyrtar  të  gjuhës  shqipe  në  administratën  komunale të komunës së Preshevës, Bujanocit  dhe Medvegjës,  si  dhe  në   ndërmarrjet  që  ushtrojnë  autorizime  publike  të  këtyre  komunave./Titulli.com/

Shefat isufi kampion evropian i boksit, sportist i rrallë nga Lugina në arenën ndërkombëtare (video)
Mança nga Vranja fiton turneun e futbollit BU-CUP 2015 në Bujanoc (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration