Këshilli i Evropës ftesë për njësitë e vetqeverisjeve lokale
Lokale

Këshilli i Evropës ftesë për njësitë e vetqeverisjeve lokale

07.Oct.2016 09:13
0
Këshilli i Evropës ka shpallur ftesë për dorëzimin e paraqitjeve për realizimin e pakos së mbështetëse për administratat e komunave dhe qyteteve për avansimin e funskionit të menaxhimit të resurseve njerëzore në përputhje me Ligjin mbi të punësuarit në krahinat automome dhe njësitë e vetqeverisjeve lokale.

Ftesa shpallet në kuadër të projekteve “Menaxhimi i resurseve njerëzore në vetqeverisjen lokale”, të cilat bashkarisht i financon Unioni Europian dhe Këshilli i Europës, ndërsa i realizon Këshilli i Europës në Republikën e Serbisë në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale dhe Konferencën e Përhershme të Qyteteve dhe Komunave.

Të drejtë për pjesëmarrje në ftesë kanë të gjitha komunat, qyetetet dhe komunat e bashkiake të interesuara.

Afati për paraqitje është 20 tetor 2016.

Për më shumë informacione mund t`i merrni nga ana e ekipit të Këshillit të Europës duke filluar nga dita e shpalljes së ftesës, 13 tetor 2016, në postën elektronike lsg.serbia@coe.int.

Dokumentacioni dhe udhëzimet për paraqitje mund t`i merni në ueb faqen e Zyrës së Këshillit të Europës në Beograd (http://www.coe.int/belgrade), Mistrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale (http://www.mduls.gov.rs/) dhe Konferencës së Përhershme të Qyteteve dhe Komunave (http://www.skgo.org/).

Për më shumë informacione mund të drejtohuni:

Zyrës së Këshillit të Europës në Beograd
Vesna Kahrimanoviq
Koordinator projekta
Telefon: 011/ 71 55 508
Е-mail: lsg.serbia@coe.int

Shqiptarët nga Presheva tifozë të kombëtares kuqezi, dëshira edhe për Kosovën (video)
Ish kryetari Galip Beqiri, kritikon mos funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration