Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc me aktivitet gjatë Ramazanit
Lokale

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc me aktivitet gjatë Ramazanit

08.Jun.2017 14:59
0
Ramazani është muaji i mëshirës,tolerancës dhe humanitetit dhe për nderë të kësaj institucionet fetare lokale realizojnë aktivitete të ndryshme.
Kryetari i këshillit të bashkësisë islame në Bujanoc, Sulejman Fejzullahu gjatë një bisede për portalin Titulli.com tregoi se një muaj para ramazanit fillojnë përgatitjet

“Në xhamitë tona,gjatë muajit të ramazanit vërejmë një gjallëri më të madhe.Ligjëratat janë të përditshme,në disa xhami këndohet mukabele,që do të thotë,lexim i Kuranit dhe ate cdo ditë,e në fund të ramazanit lexohet i tëri,apo sic themi te ne bëhet hatme”, shprehet Fejzullahu.

Ai thotë se dhe një tjetër ritual gjatë këtij muaji është se bëhen edhe vizitat nëpër xhami,të cilat janë të organizuara nga KBI në Bujanoc gjithashtu nuk mungojnë edhe aktivitetet humanitare.

“Organizata humanitare "Gjysmë hëna" e cila punon në kuadër të KBI-së e cila edhe këtë vit ka ndihmuar familjet që kanë nevojë, diku 30 paketa ka shpërndarë para hyrjes në këtë muaj të shenjtë,kurse tash në muajin e ramazanit kjo organizatë ka shpërnda diku 100 paketa, theksoi Fejzullahu për Titulli.com.

Fejzullahu tha gjithashtu se në këtë muaj ekzistojnë data të rëndësishme,siç është fitorja e Bedrit, çlirimi i Mekës”,nata e kadrit”,dhe se zakonisht në këto data ose mbajnë tribuna fetare.

Sipas Fejzullahut këshilli i bashkësisë islame në Bujanoc si aktivitet të vetin e ka edhe tubimin e zekatit dhe sadekatul fitrit të cilat jepen në këtë muaj si organizimin e fundit për këtë muaj të Ramazanit./Titulli.com/
 
Arrestohet grupi kriminal i bartjes së refugjatëve edhe në Preshevë
Arifi: Infeksioni i hundës, problem gjatë sezonit veror në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration