Kërkohet përgjigje zyrtare në Beograd për ndalimin e vizitës së akademik Hivzi Islami në Preshevë
Lokale

Kërkohet përgjigje zyrtare në Beograd për ndalimin e vizitës së akademik Hivzi Islami në Preshevë

13.Aug.2018 11:24
0
Deputeti Shqiptar në Parlamentin e Republikës së Serbisë, Fatmir Hasani i paraqiti pyetje me shkrim ministrit të Punëve të brendshme, Nebojsha Stefanoviq lidhur me shkeljen e marrëveshjes për lëvizje të lirë në rastin e akademik Hivzi Islami.

"Ndalimi i akademik Hivzi Islamit në dy raste brenda pak ditëve të kaluara për t'i vizituar familjarët e tij në Preshevë e Bujanoc është thyerje drastike e të drejtave elementare të njeriut të garantuara me Konventa ndërkombëtare. Sikur që është edhe injorim flagrant i marrëveshjes për lëvizje të lirë të nënshkruar në Bruksel, nga ana e përfaqësuesve më të lartë të Serbisë dhe Kosovës", thuhte në informatën e Partisë për Veprim Demokratik.

Deputeti Hasani kërkoi sqarime lidhur me motivet e policëve në kalimin kufitar në Depcë, të cilët i kryen këto veprime antiligjore dhe njëkohësisht kërkoi informim lidhur me masat që do të ndërmerren kundër urdhëruesëve të këtij akti anticivilizues./Titulli.com/

 

 

 

 

Halimi: Të ruhet tërësia territoriale e Luginës me çfarëdo marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë
Daçiq: Propozimet për kufijtë në shtator, Presheva e Bujanoci duhet të mbesin në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration