Këpucëtari nga Tërnoci, në pension por punën e bën me pasion (video&foto)
Lokale

Këpucëtari nga Tërnoci, në pension por punën e bën me pasion (video&foto)

15.Feb.2016 14:05
0
Në serinë e shkrimeve të portalit Titulli.com për zejet e vjetra, punëtoritë e vogla dhe perspektivën e tyre në rajonin tonë ju sjellim rrëfimin për këpucëtarin Fadil Salihu nga fshati Tërnoc, i cili këtë zanat e ka mësuar në qytetin Rijeka të Kroacisë.

Në Rijekë përveç zejet se këpucëtarit Salihu ka përfunduar edhe shkollën e mesme të hotelerisë dhe në atë kohë, por edhe tani është ndër kamarierët e rrallë të kualifikuar në Bujanoc.

“Si kamarier kam punuar 32 vite në Motel në Bujanoc deri sa u mbyll. Më pas iu ktheva zanatit të këpucëtarit, gjashtë vite kam punuar në Gjilan dhe tani që pesë vite kam punëtorinë në Tërnoc”, shprehet Fadil Salihu në fillim të bisedës për portalin informativ Titulli.com.

Salihu tanimë 67 vjeçar ka dal në pension nga puna e tij si kamerier, por punën si këpucëtar e punon me zell e pasion.

Këtë e tregon më së miri besimi që ka fituar tek klientët e tij të shumtë, por edhe gjendja e punëtorisë së tij, e pastër, mjetet e punës dhe raftet të radhitur, secili raft i mbushur me material të nevojshëm për punë.

“Me tepër kemi punë me riparime të këpucëve, për të reja s’ka kërkesa sepse nuk kemi mjete por edhe nuk ka llogari. Papuçe bëjmë, por këto më shumë kemi kërkesa në pranverë dhe verë”, thotë Salihu.

Sa ka punë dhe perspektivë nga kjo punë, Salihu thotë se mjafton për të mbajtur gjallë familjen, duke shtuar se mban punëtorinë pasi ka pensionin e vogël dhe nuk ia del mbanë vetëm me pension.

“Me këtë punë nuk mund të pasurohesh, por një pagë mesatare mund ta sigurosh. Megjithatë, të rinjtë nuk janë të interesuar të mësojnë këtë zanat”, shton këpucëtari Salihu.

Ai fund fton të rinjtë që të mësojnë këtë zanat, por zeje tjera, pasi pa punë nuk ka perspektivë në secilën fushë të jetës./Titulli.com/ 

VIDEO: 

Gazetarët pronarë të 17 mediave në Serbi
Dy objekte te reja dhe "caffe free" për refugjatët në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration