Ky është preshevari i parë që luanë për Kombëtaren Shqiptare (foto)
Lokale

Ky është preshevari i parë që luanë për Kombëtaren Shqiptare (foto)

18.Jun.2014 18:44
0

“Fidan Aliti krenari jonë”, ishte kjo transparenta të cilën tifozët Kuq e Zi e shpalosën me rastin e takimit me lojtarin e Kombëtares Shqiptare në futboll Fidan Aliti. 

“Tifozët nga Lugina tani kanë për kë të udhëtojnë dhe ne do të jemi përkrahësit e zjarrtë të Fidanit” ka thënë Visar Miftari, përfaqësues i tifozëve nga Lugina, transmeton Titulli.

Futbollisti preshevar që luan për skuadrën zvicerane Luzern është ndarë impresionuar nga kjo pritje duke thënë se tifozët do të jenë motivi kryesorë që ai gjithnjë të përfaqësoj Luginën denjësisht.

“Presheva është Shqipëri , Fidan Aliti krenaria jonë”, ishin këto transparentët e Tifozëve Kuq e zi nga Lugina të cilët janë takuar më lojtarin e kombëtares shqiptare Fidan Aliti.

Ata i kanë bërë një pritje madhështore përfaqësuesit të kombëtares , për të cilin të gjithë tifozët janë krenar.

Visar Miftari përfaqësues i tifozëve nga Lugina i ka thënë RTP-së se “tani ata kanë për kë të udhëtojnë dhe për kë të ngrinin zërin, pasi më në fund ëndrra e tifozëve u realizua që Lugina të vishet kuq e zi”.

Ndërkaq për Fidanin kjo ishte një pritje madhështore dhenjë befasi, pasi, pas vete tani do të ketë tërë Luginën të cilët do ta mbështesin në çdo ndeshje.

Në fund tifozët Kuq e Zi lojtarit të kombëtares shqiptare Fidan Aliti i dhuruan një kartel të anëtarësisë , e ai i dhuroi fanellën e kombëtares që mban numrin 4.

Pjesë të Kombëtares Shqiptare për grupmosha të reja janë edhe futbollistë tjerë nga Lugina, mirëpo kjo është hera e parë që një futbollist shqiptar me prejardhje nga Lugina luanë për ekipin kryesor (A) të Kombëtares së Shqipërisë në Futboll. /Titulli.com/

"Presheva Jehonë" merr vendin e parë në festivalin "Sofra Dardane" në Tropojë (foto)
Problemet e shqiptarëve në Luginë, pjesë e diskutimeve në tryezën e rrumbullakët (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration