Kuvendi shpallë dryshimin e Kushtetutës së Serbisë
Kuvendi i Serbisë ka shpallur ndryshimin e Kushtetutës, në fushën e drejtësisë e cila u votua me Referendum.
Pasditen e Enjtes deputetët serb janë mbledhur në Kuvend ku edhe është shpallur Ligji për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë si dhe ligji kushtetues për zbatimin e ligjit për ndryshimin Kushtetutës së Serbisë.
Seanca ishte solemne, kështu që u vendosë edhe garda para Kuvendit të Serbisë.
Duhet përkujtuar që për Referendum kanë votuar edhe serbët të cilët jetojnë në Kosovë.
Ata udhëtuan drejt vendeve të ndryshme të Serbisë në mënyrë që të votonin për këtë ndryshim.