Kuvendi Kosovës miraton projektligjit për provimin e Jurisprudencësm, edhe kandidatët nga Lugina me të drejta
Lokale

Kuvendi Kosovës miraton projektligjit për provimin e Jurisprudencësm, edhe kandidatët nga Lugina me të drejta

14.Jun.2022 22:45
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një njoftimi ka sqaruar se kuvendi ka miratuar projektligjin  për Provimin e Jurisprudencës.

"E nga sot, me miratimin e Projektligjit për Provimin e Jurisprudencës, për herë të parë këtij provimi do të mund t’i nënshtrohen edhe kandidatë nga trojet tjera shqiptare, duke përfshirë ata nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci", ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i plotë në Facebook nga Albin Kurti: 

Lajm i mirë për qytetarët që sot Kuvendi i Republikës miratoi në lexim të parë ligjin për rritjen e pagës minimale në 264 euro dhe lirimin nga tatimi i të ardhurave deri në shumën e pagës minimale. Mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat përfitojnë rritje mbi 100%, respektivisht mbi 50% të pagës së tyre mujore, ndërkaq plot 380 mijë punëtorë të sektorit privat dhe publik përfitojnë prej lirimit nga tatimi i të ardhurave deri në shumën e pagës minimale. Përveç se po e rrisim pagën minimale për herë të parë pas 11 vitesh, po e rrisim atë më shumë se çdoherë tjetër më parë. Ndërkaq pragun e shkallës tatimore po e zhvendosim nga 80 euro në 250 euro.
 
Gjithashtu, u uroj punë të mbarë anëtarëve të sapozgjedhur të Komisionit për Autoritetin e Konkurrencës, që për herë të parë udhëhiqet nga një grua. Ky institucion ka rëndësi të madhe në mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në vend. Rëndësia e tij rritet edhe më shumë tani që po përballemi me një periudhë inflacioni.
 
E nga sot, me miratimin e Projektligjit për Provimin e Jurisprudencës, për herë të parë këtij provimi do të mund t’i nënshtrohen edhe kandidatë nga trojet tjera shqiptare, duke përfshirë ata nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.

 

Parlamenti Evropian për herë të parë: Marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë të bazohet në njohjen reciproke
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration