Kuvendi i Bujanocit aprovon buxhetin për 2017, pjesë e madhe shkon për të punësuarit
Lokale

Kuvendi i Bujanocit aprovon buxhetin për 2017, pjesë e madhe shkon për të punësuarit

22.Dec.2016 21:01
0
Kuvendi Komunal i Bujanocit me shumicë votash ka miratuar vendimin për buxhetin e vitit 2017 prej 940.716.000 dinarë.

Ky buxhet sipas pozitës së pushtetit lokal është vlerësuar një orientim për zhvillimin e bujqësisë dhe biznesit lokal sepse në krahasim me vitet e kaluara ka një rritje drastike në këto sektore.

Sipas fjalëve të kryeshefit për financa pranë administratës komunale, Boban Pavloviq këto mjete gjenden në llogarinë e komunës ndërsa nga të ardhurat priten afro 181 milion dinarë nga tatimi i të ardhurave të të punësuarëve, shkruan Titulli.com.

"Vendimi i ri parasheh 23 milion dinarë mjete për ndihmë bujqësisë dhe 10 milion tjera që janë të parapara për të ndihmuar biznesin lokal. Katër (4) milion dinarë parashihen për projektet në bashkëpunim me donatorët ndërkombëtarë", ka shkruar Shaip Kamberi kryetar i komunës së Bujanocit.

Pavloviq është shprehur se nga buxheti i planifikuar 391 milion dinarë priten nga transferi i mjeteve nga Republika e Serbisë.

“Mjetet më të mëdha të buxhetit do të shkojnë në pagat e të punësuarëve në adminstratën komunale që janë paraparë rreth 120 milion dinarë e që paraqet një rritje në krahasim me vitin 2016. Rritja shkon  për punëtorët e drejtorisë për ndwrtim dhe formimit të departamenteve tjera në adminstratën komunale”, theksoi Pavloviq.

Ai është i mendimit se shpenzimet e planifikuara janë reale dhe pritet që realizimi i buxhetit për vitin 2017 të arrijë deri në 90% sipas planit.

Kuvendi komunal njëkohësisht ka aprovuar edhe vendimin për rritjen e taksave që paraqesin të ardhura për buxhetin e komunës në vitin 2017./Titulli.com/

Bujanoci pikëtakim i Odave Ekonomike të Serbisë dhe Kosovës, zyra të reja në Luginë
Serbia plotëson kushtet në fushën e arsmit ndaj BE-së, pakica shqiptare pa zgjidhje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration