Kush janë më të mirë në matematikë: djemtë apo vajzat?
Atraktive

Kush janë më të mirë në matematikë: djemtë apo vajzat?

02.Dec.2019 08:36
0

Hulumtimi i ri me ndihmën e rezonancës magnetike vërteton se djemtë dhe vajzat i përdorin të njëjtët mekanizma të trurit për t’i zgjidhur problemet matematikore pavarësisht nga gjinia, raporton Scary Mommy.

 Studimi, i publikuar në revistën ‘Science of Learning”, u krye në 104 fëmijë të moshës 3 deri në 10 vjeç dhe zbuloi modele të ngjashme të aktivitetit të trurit tek djemtë dhe vajzat gjatë kohës së marrjes me detyrat themelore matematikore.

“E kemi studiuar sjelljen e vajzave dhe djemve në testet e matematikës dhe kemi vërejtur se performanca e tyre ishte statistikisht e njëjtë; ata ishin të padallueshëm. Në fëmijërinë e hershme, ata i zhvilluan të njëjtat aftësi në të njëjtat ritme”, thotë Jessica Cantlon, profesoreshë e neuroshkencës zhvillimore në Universitetin Carnegie.

Këto rezultate janë shumë të rëndësishme për faktin se më shumë djem se vajza i përfundojnë fakultetet dhe fushat STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë). Cantlon dhe ekipi i saj gjatë hulumtimit i nënshtruan fëmijët ndaj testeve kognitive si shikimi i videove të lidhura me detyrat e matematikës, të gjitha gjatë rezonancës magnetike, shkruan Koha Ditore. Ky është hulumtimi i parë i tillë i cili për vlerësim të dallimeve biologjike gjinore në aftësitë matematikore tek fëmijët e përdori shfaqjen e videove dhe fotove të ndryshme gjatë kryerjes së rezonancës magnetike.

“Shikuam se cilat zona të trurit reagojnë më fuqishëm ndaj përmbajtjes matematikore në video dhe detyra, krahasuar me përmbajtjet jomatematikore, siç janë leximi ose alfabeti. Në këtë mënyrë mund të definohet rrjeti matematikor duke i vëzhguar rajonet të cilat reagojnë më shumë”, thotë Cantlon.

“Kur e bëjmë këtë tek vajzat, shohim që një rrjet i caktuar i trurit reagon, ndërsa kur e bëjmë të njëjtën analizë tek djemtë, i shohim saktësisht të njëjtat rajone”, shtoi ajo.

Cantlon thekson se rrjetet janë identike te djemtë dhe te vajzat. Cantlon beson se mënyra e rritjes së vajzave ndikon në numrin e tyre më të vogël në zonat STEM. Ajo gjithashtu thekson se në shkolla, profesorët e matematikës përqendrohen më shumë tek djemtë sesa vajzat, gjë që është gjithashtu një nga faktorët për mungesë të femrave në zonën STEM.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration