Kush ishte James Bondi i vërtetë, agjenti serb që shpëtoi botën
Atraktive

Kush ishte James Bondi i vërtetë, agjenti serb që shpëtoi botën

05.Nov.2020 07:26
0

Shumë burra do të dëshironin që të ishin të paktën disa minuta ai. I bukur dhe i rafinuar, njeriu i quajtur Bond – James Bond u bë idhull për shumë njerëz teksa shikonin aventurat e tij në ekranin e televizorit.
Aventurat e tij në film krijuan një imazh pak të zbukuruar të tij, duke shtuar shumë detaje intriguese për të mbajtur vëmendjen e shikuesit. Regjisori Ian Fleming e bëri këtë duke portretizuar Agjentin 007 si një joshës, një njeri që i pëlqente të jetonte në luks dhe një stil që pak njerëz e kishin. 


Ne e dimë se aventurat e personazheve nëpër filma (kryesisht) të trilluara nuk kanë shpesh lidhje me realitetin. Në fund të fundit, kush është ai agjent sekret që e nxjerr në pah pasurinë dhe luksin e tij, duke e bërë veten një shënjestër të lehtë dhe në një farë mënyre duke luajtur bixhoz me jetën e tij? A nuk ka më kuptim që ai jeton një jetë të qetë, private, të llojit që do të prisnim nga një agjent sekret?
Kjo është pikërisht ajo që e bën historinë rreth Bond kaq autentike.

Fleming e gjeti frymëzimin për të në jetën reale, nga jeta dhe puna e një zotërie që ai e njihte personalisht. James Bond u bë imazhi i një prej agjentëve sekretë më të famshëm global, i cili quhej Popov, Dusan Popov. Ashtu si heroi i romanit të Flemingut, Popov ishte gjithçka që nuk do të prisnit kurrë nga një agjent. Simpatik dhe karizmatik me një nevojë të veçantë për t’u vërejtur, por po aq inteligjent dhe dinak për t’u siguruar që askush nuk dyshon në qëllimet e tij të vërteta. 

Ndoshta kjo fsheh sekretin e suksesit të tij: duke parë se si ai ishte gjithmonë në qendër të vëmendjes ishte e vështirë të imagjinohej se ai ishte personi i fshehtë i të gjitha sekreteve, të mëdha dhe të vogla, të të gjithë pjesëmarrësve kryesorë në Luftën e Dytë Botërore. Por si ndodhi që ‘një nga ne’ të mbante titullin e një agjenti sekret të jashtëzakonshëm?

"Një burrë me tre indentitete"... Kush ishte James Bondi i

Një burrë, tre identitete

Në fillim të shekullit XX, Dubrovniku ishte një qytet liridashës, ideal për jetën dhe ekzistencën e një familje të pasur si ajo nga erdhi Popov. Megjithëse ai lindi në Titel, familja e tij u zhvendos shpejt në bregdet dhe Dusan u dërgua në shkollë në Angli, Francë dhe Gjermani. Ishte ndoshta fryma liridashëse e Dubrovnikut e kombinuar me kohën që kaloi në kryeqytetet e ndryshme globale që rezultoi në një personazh kaq madhështor, i cili kishte dashuri për luksin dhe jetën boheme.

Në vitin 1940 Lufta e Dytë Botërore mori hov të plotë dhe e gjeti Popovin në kryeqytetit britanik. Këtu, Dusan pa rastin të bëhej agjent i agjensisë së inteligjencës MI6 – një James Bond i lindur në Serbi.
Kështu ai filloi të mbledhë informacione rreth planeve të Gjermanisë armike.

Pas okupimit të Jugosllavisë, britanikët në 1941 e dërguan Popov përsëri në Beograd ku një nga miqtë e tij arriti ta rekrutonte atë për të punuar për agjensinë gjermane të inteligjencës në Abwehr. Jo shumë kohë më vonë, Dusan raporton gjithashtu për qeverinë jugosllave të refugjatëve në Londër dhe gjithashtu u bë agjent i tyre për misione të veçanta.

Kështu, në më pak se dy vjet Popov kishte marrë deri në 3 identitete të ndryshme. Për inteligjencën britanike ai ishte “agjent triçikël “, Abwehr i dha emrin e koduar Ivan dhe për Qeverinë Jugosllave ai ishte Dushko. Menjëherë pasi u bashkua me agjencinë gjermane, Popov u zhvendos në një vend tjetër.

"Një burrë me tre indentitete"... Kush ishte James Bondi i

Gjatë luftës Portugalia arriti të ruante neutralitetin dhe vendi luksoz Estoril, jo shumë larg Lisbonës, ishte vendi ideal për këtë zotëri që ishte mësuar me ekstravagancë dhe luks. Këtu, Popov do të takohej me agjentët gjermanë, duke marrë informacione kryesore për planet e Rajhut të Tretë prej tyre.

Pastaj ai do të udhëtonte përsëri në Londër dhe do ta ndante atë informacion me MI6 britanik. Në të njëjtën kohë, ai mori udhëzime nga Britanikët për disa informacione, të vërteta apo të rreme që do t’u transmetonte gjermanëve me përgjigje të përgatitura paraprakisht për çdo pyetje të papritur që ata mund t’i bënin.

Gjatë qëndrimit të tij në Lisbonë, Popov ishte nën vëzhgimin e kolegut të tij vigjilent të MI6, i njëjti që do të vazhdonte të përjetësonte aventurat e tij. Domethënë Ian Fleming, në atë kohë një agjent sekret vetë, ishte personalisht i ngarkuar të vëzhgonte agjentin e tyre të trefishtë. Si pala gjermane, ashtu edhe pala britanike i thanë Dushanit se ai po fillonte këtë aventurë me rrezikun e tij, që do të thotë se nëse zbulohej ai nuk mund të llogariste as në mbështetjen gjermane dhe as britanike. Kjo nuk e stepi aspak agjentin.

"Një burrë me tre indentitete"... Kush ishte James Bondi i


Madje, ai ishte aq i sigurt për veten e tij saqë vendosi se jeta e tij nuk kishte pse të privohej nga puna që bënte kështu që, megjithë rreziqet, ai nuk kurseu shpenzime të mëdha, shijoi shoqërinë e zonjave të bukura dhe shpesh shihej se frekuentonte kazinotë elitare rreth Lisbonës.
Dhe në të vërtetë, asnjë nuk dyshoi se ishte nën shoqërinë e një agjenti sekret.

Zakonisht mendohej se ishin të matur dhe kujdesshëm, duke mos rrezikuar kurrë të tërhiqnin shumë vëmendjen ndaj vetes. Nga ana tjetër Dushan Popov ishte gjithçka përveç kësaj.
Përveç rrezikut të vazhdueshëm, informacioni që mori Popov kontribuoi shumë në suksesin e Aleatëve dhe prishjen e planeve të armikut me qëllimin e fitores përfundimtare. Kështu Popov tashmë kishte një rrjet të përpunuar të të ashtuquajturve spiunë fiktivë në Abwehr.

Detyra e tyre ishte të dërgonin informacione të rreme në lidhje me planet e pushtimit francez në selinë gjermane. Një nga operacionet e shumta të suksesshme të njohur me emrin e koduar “Fortitude” kishte për detyrë të mashtronte komandën e Hitlerit.

Domethënë, Popov “paralajmëroi” gjermanët se forcat Aleate, për të çliruar Europën, do të zbarkonin në “Nord Pas des Calais”.
Plani ishte, sigurisht, krejtësisht ndryshe. Aleatët kishin kohë që kishin planifikuar të zbarkonin në Normandi.

Gjithashtu, Popov arriti të bindte gjermanët se ky ishte një mashtrim, një karrem që synonte të prishte planet e tyre. Një nga kolonelët aleatë më vonë pranoi se Dushan ishte ‘personalisht përgjegjës për mbajtjen e shtatë divizioneve gjermane’ në Pas de Calais për tre javë pasi ata kishin zbarkuar në Normandi. Në fund ishte beteja për Normandinë ajo që përcaktoi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore. Popov dhe MI6 britanik arritën të mashtronin armikun dhe kështu të shpëtonin shumë jetë të pafajshme.

"Një burrë me tre indentitete"... Kush ishte James Bondi i

Dëshmia që zbeh kufirin midis faktit dhe trillimit

Megjithatë, jo të gjitha përpjekjet e Dusanit ishin të suksesshme. Megjithëse ai ishte i pari që njoftoi Amerikanët në lidhje me planet Japoneze për të pushtuar Pearl Harbor, kreu i FBI në atë kohë, Edgar J. Hoover shkarkoi Popov si një burim jo të besueshëm.

Supozohej se ishte prirja e Dusanit drejt jetës boheme dhe shpenzimet e pamatura që rezultuan në përshtypjen e gabuar të Hoover për karakterin e tij. Kështu FBI vendosi të mbulojë këtë informacion që më vonë rezultoi në një humbje të tmerrshme për ushtrinë amerikane. Parashikimet e Dushan fatkeqësisht dolën dhe e bënë Pearl Harbor një tragjedi që mund të shmangej.

"Një burrë me tre indentitete"... Kush ishte James Bondi i

Pas përfundimit të luftës, Popov mori shumë dekorata për arritjet e tij si nga britanikët dhe gjermanët. Megjithëse nuk vazhdoi spiunazhin, ai vazhdoi të shijonte një jetë luksoze deri në vdekjen e tij në 1981.

Të gjitha informacionet në lidhje me aktivitetet e Dushanit pas luftës u morën nga FBI-ja Amerikane. Vetëm në fillim të shekullit 21 një nga djemtë e tij, Marko Popov, arriti të merrte dosjen e babait të tij nga shërbimi MI6. Pasi kaloi nëpër biografinë e tij të përbërë nga 2870 faqe mbresëlënëse, ai e kuptoi se të gjitha historitë rreth babait të tij ishin të vërteta.

Kjo do të thotë që Fleming, ish-kolegu i Dushanit, kishte burime shumë të besueshme kur ai përjetësoi aventurat e agjentit 007 në romanet e tij. Për më tepër, 36 libra janë shkruar deri më tani për legjendën e spiunazhit global dhe emri i Dushan gjithashtu gjeti vendin e tij në listën e 10 agjentëve më të mëdhenj britanikë të të gjitha kohërave. *Burimi: 011info/ Përktheu: Gazeta “Si”

Dëshmia e rrallë: Pse firmosa bashkëpunimin me UDB-në, si erdha dhe premtimi i Ramiz Alisë
Haxhilerët e huaj kryejnë Umren pas pezullimit 8-mujor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration