Kurti takohet me përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar, flasin për pasivizimin e adresave në Luginë
Lokale

Kurti takohet me përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar, flasin për pasivizimin e adresave në Luginë

24.May.2021 17:43
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar ka pritur  në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, zëvendës kryetarin Enver Mehmeti dhe bashkëpunëtorë.

Në takim thuhet se u bisedua për situatën aktuale në Luginën e Preshevës, në veçanti çështjen e pasivizimit të adresave të banorëve shqiptarë të komunave me shumicë shqiptare, që posaçërisht është intensifikuar në Medvegjë.

“Kurti tha që është duke e përcjellë me vëmendje situatën me pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Ai tha se përderisa në të kaluarën Serbia tentonte t’i shpopullojë komunat me shumicë shqiptare me dhunë e tanke, tash po e bën në mënyrë administrative. Kjo fushatë kundër banorëve shqiptarë të Luginës së Preshevës është e papranueshme dhe duhet të ndërpritet sa më parë, tha kryeministri Kurti”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. 

Në anën tjetër, Ragmi Mustafi e falënderoi kryeministrin Albin Kurti për pritjen në takim e në veçanti për fondet e ndara nga qeveria “Kurti 1” gjatë krizës së pandemisë.

Ai paraqiti projekte të ndryshme që komunat me shumicë shqiptare synojnë t’i realizojnë. 

Në fund thuhet se Kurti dhe Mustafi u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc./Titulli.com/

Kurir-it serb i duken provokime homazhet që shqiptarët bënë për komandant Lleshin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration