Kurti shpreh gatishmërinë e mbështetjes socio-ekonomike dhe humanitare për Bujanoc dhe Preshevë
Sot në orët e pasdites, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar dy biseda telefonike, njërën me kryetarin e Komunës se Bujanocit, Shaip Kamberin dhe tjetrën me kryetarin e Komunës së Preshevës Shqiprim Arifin.
Kamberi dhe Arifi e kanë njoftuar Kurtin mbi menaxhimin e situatës me Covid-19, njofton Klan Kosova.
Sipas tyre, deri më tani janë tre të infektuar në Bujanoc, kurse asnjë i infektuar në Preshevë.
“Autoritetet lokale të të dyja komunave janë të përkushtuara në luftimin e pandemisë Covid-19 për gjithë qytetarët”.
Kurti në emër të Qeverisë, të dy kryetarëve ua ka shprehur gatishmërinë e mbështetjes socio-ekonomike dhe humanitare.
“Për të konkretizuar përkrahjen me kryetarët Arifi dhe Kamberi do të komunikojë edhe Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi”./klankosova/