Kurti pas takimit me Vuçiq: Folëm edhe për njohjen e diplomave Kosovë-Serbi
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel.
Pas takimit, kryeministri Kurti përmes Twitter ka dhënë detaje të takimit, duke mos ia përmendur fare emrin Aleksandar Vuçiqit, por duke iu referuar vetëm si presidentit serb.
Sipas Kurtit në takim palët kanë biseduar për lëvizjen e lirë
“Në një takim me kancelaren Merkel, Presidentin Emmanuel Macron dhe presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit; lëvizja e lirë dhe njohja e diplomave. Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Pas takimit, Vuçiq nuk ka dhënë shumë detaje nga takimi, por ka shtuar se ia ka bërë Kurtit një pyetje, të cilën e ka kuptuar mirë edhe presidenti i Francës Emmanuel Macron, raportojnë mediat në Serbi.
Pas sesionit të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Brdo të Sllovenisë u mbajt takimi Kurti-Vuçiq.
Takimi i tyre u mbajt pas zhvillimeve të fundit rreth targave të automjeteve të Kosovës dhe Serbisë.