Lokale
Kur shkolla vazhdon mësimet pa nxënës
Mësimet shkollore vazhdojnë në shkollën e mesme “Sezai Surroi”, në Bujanoc edhe pse shumica e shkollave në Serbi kanë përmbyllur procesin mësimor për vitin akademik 2011-2012.
Sipas disa profesorëve të kësaj shkolle vazhdimi i procesit mësimor gjatë 3 ditëve të kësaj jave bëhet për shkak se një numër i madh i mësimdhënësve nuk kanë mbaruar normat e orëve mësimore.
Shyrete Fetahu, pedagoge pranë shkollës deklaroi për Titullin se procesi mësimor vazhdon vetëm ditën e hënë me shpresën se mësimdhënësit do t’i plotësojnë normat mësimore.
Ndërsa Hasan Mustafa, mësimdhënës tha se gjatë sezonit të dimrit janë humbur një numër i madh i orëve sepse shumica e nxënësve nuk kanë mund të vijnë për shkak motit me borë të madhe dhe transportit të nxënësve.
Nxënësit shprehen të pakënaqur me vendimin e udhëheqësish së kësaj shkolle dhe se një vendim i tillë është i pakuptim, mirëpo ata prapë nuk shkojnë nëpër mësime.
“Dyert e të gjitha shkollave janë mbyllur ndërsa nga ne kërkojnë që të vijojmë mësimet shtesë në këto ditë të nxehta”, tha njëri prej nxënësve që kishte ardhur në shkollë./Zilihaje Selmani&Miranda Nevzadi/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!