Hapet konkursi për pranimin studentëve të rinj në Bujanoc
Lokale

Hapet konkursi për pranimin studentëve të rinj në Bujanoc

26.Jun.2012 15:11
0
Studentët shqiptar të Fakultetit Ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc përballen me probleme të ndryshme, mirëpo ajo që është duke i penguar më së shumti është mosnjohja e gjuhës serbe, mirëpo me gjithë këto probleme ky fakultet për vitin akademik 2012/2013 do të regjistrojë edhe 69 studentë tjerë. Flora Kadriu, studente e vitit të parë pran këtij fakulteti është shprehur e kënaqur me kushtet që ju kanë ofruar, mirëpo sipas saj problemi kryesor gjatë studimeve është mos njohja e mjaftueshme e gjuhës serbe. Qefsere Iseni, studente shprehet se procesi edukativo-arsimor është duke shkuar mirë përkundë disa vështirësive të gjuhës serbe. Referenti, Ermal Rexhepi gjatë një bisede për Titullin deklaroi se fakulteti në bashkëpunim me Trupin Koordinues ka organizuar një kurs të gjuhës serbe me qëllim të përmirësimit të shkruarit dhe të folurit të gjuhës serbe për studentët shqiptar. Sipas Rexhepit, ligjëratat zhvillohen në gjuhën serbe dhe disa në gjuhën shqipe, ndërsa financimi i studimeve bëhet nga Trupi Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Për vitin akademik 2012/2013  do të regjistrohen 69 studentë me financim të buxhetit dhe TK, dhe regjistrimet do të mbahen më 28 dhe 29 Qershor ndërsa provimi pranues do të organizohet më 4 Korrik. Sipas rregullores, numri i pikëve për regjistrim është 100 , ku 40 pikë studenti do të fitojë nga suksesi i shkollës së mesme dhe 60 pikë do të fitojë nga testet që do të zhvillohen. “Unë inkurajoj të rinjtë shqiptarë që të konkurrojnë sa më shumë në afatin e paraparë sepse përmes shkollimit ata sigurojnë një të ardhme më të sigurt”, tha Rexhepi. Objekti i Fakultetit Ekonomik të Suboticës, dega në Bujanoc gjendet në sheshin kryesorë të qytetit të Bujanocit./Zilihaje Selmani&Miranda Nevzadi/Titulli.com/  
“Edhe unë dua të shohë si ti”, ndihmo Muhamedin! (video)
Kur shkolla vazhdon mësimet pa nxënës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration