Lokale
KRZ: Mungojnë nënshkrimet për listën e PVD-së. Halimi: Do ti sigurojmë
Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ) sot nuk e ka shpallur listën zgjedhore të Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të Riza Halimit për zgjedhjet Parlamentare të 16 marsit që do të mbahen në Serbi, pasi siç thuhet subjekti nuk ka mbledhur numrin e mjaftueshëm të nënshkrimeve.
Siç shkruan në raport të KRZ-së nga 10.873 nënshkrime të dorëzuara të qytetarëve që e mbështesin këtë listë, vetëm 9.379 janë të vlefshme, me çrast subjektit në fjalë i është dhënë afat edhe 48 orë për të grumbulluar së paku edhe 621 nënshkrime.
Lajmin për shpallje të pavlefshme të rreth 1.500 nënshkrimeve e konfirmoi për Titullin edhe kryetari i PVD-së Riza Halimi, i cili tha se subjekti i tij ende nuk e ka pranuar aktvendimin nga Komisioni Republikan Zgjedhor.
“Ne ende nuk e kemi pranuar aktvendimi, ndërsa prej momentit që do të pranojmë aktvendimin kemi në dispozicion edhe 48 orë”, u shpreh Halimi.
[caption id="attachment_97829" align="alignright" width="300"] Deputeti, Riza Halimi[/caption]
Ai mëtej theksoi se subjekti i tij është dëmtuar sidomos nga pakujdesia në shkruarjen e numrave personal të qytetarëve që e kanë mbështetur listën e PVD-së për zgjedhjet Parlamentare.
“Nëse e pranojmë aktvendimin ne kemi kohë deri të martën në mëngjesë që të grumbullojmë nënshkrimet e munguara”, u shpreh për Titullin Halimi, i cili theksoi se këtë numër të nënshkrimeve mund ta sigurojnë në një aksion të marrë në komunat Bujanoc dhe Preshevë.
Bartësi i listës së PVD-së Riza Halimi me këtë rast theksoi se kjo nuk është hera e parë që janë dëmtuar në nënshkrime, një rast i tillë kishte ndodhur edhe gjatë dorëzimit të listës me nënshkrime për zgjedhjet e kaluara Parlamentare.
Duhet theksuar se afati i fundit për dorëzimin e listës së subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhjet Parlamentare ishte 28 shkurti.
Deri në këtë datë listat e paraqitura duhej të kishin 10.000 nënshkrime valide të qytetarëve që përkrahin subjektin për të marrë pjesë në zgjedhje./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!