Lokale
KRZ konfirmon listën “Partia për Veprim Demokratik-Riza Halimi”
Komisioni Republikan Zgjedhor ka shpallur listën me nëntë emra të kandidatëve të Partisë për Veprim Demokratik që marrin pjesë në zgjedhjet Parlamentare, lista është si në vijim:
1. Riza Halimi, 1947, profesor i fizikës, Preshevë
2. Shaip Kamberi, 1964, jurist i diplomuar, Bujanoc
3. Afërdita Mustafa, 1969, mjek pediatër, Bujanoc
4. Fatmir Hasani, 1957, profesor i kimisë, Bujanoc
5.Florim Sahiti, 1975, teknikë i komunikacionit, Medvegjë
6. Ardita Sinani, 1980, ekonomiste, Preshevë
7.Ismet Sadiku, 1945, mësues, Bujanoc
8.Fehmi Bejiq, 1968, profesor, Medvegjë
9. Kadrije Ahmedi, 1964, mjeke specialiste, Preshevë.
***********************************************************************************************************************************
Komisioni Republikan Zgjedhor ka shpallur edhe pesë lista zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 16 mars.
Listat e shpallur sot nuk kanë plotësuar me kohë kushtet për pjesëmarrje në zgjedhje edhe për atë arsye Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ) i ka dhënë kohë shtesë.
Para votuesve në Serbi do të jenë edhe këto pesë lista të shtuara sot nga KRZ ku në mesin e tyre edhe lista shqiptare “Partia për Veprim Demokratik-Riza Halimi”.
Vlen të theksohet se kjo është lista e vetme shqiptare në Luginë që po merë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, që nga faktori shqiptar në Prishtinë e Tiranë dhe ai ndërkombëtar, është cilësuar si një mundësi e mirë drejt integrimit dhe realizimit të të drejtave shqiptarë në këtë rajon./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!