Kryetarët kërkojnë shlyerjen e borxhit, Elektrodistribucioni me polici në aksion (foto)
Lokale

Kryetarët kërkojnë shlyerjen e borxhit, Elektrodistribucioni me polici në aksion (foto)

06.Aug.2014 16:06
0

Kryetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë, Nagip Arifi dhe Ragmi Mustafa sot kanë kërkuar nga drejtori i Elektrodistribucionit “Jug-Lindje” Darko Bulatoviq shlyerjen e borxheve që kanë qytetarët e këtyre komunave ndaj furnizuesit me energji elektrike.

Pas një takim mbi dy orë të mbajtur në hapësirat e administratës komunale, palët janë dakorduar për bashkëpunim më të mirë mes vete si dhe përmbushje të obligimeve, si Elektrodistribucioni ndaj qytetarëve njashtu edhe qytetarët ndaj distributorit të energjisë.

“Kishim një bisedë konstruktive dhe kryesisht për problemet tona lidhur me zvogëlimin e humbjeve dhe pagesën e rrymës elektrike”, tha pas takimit në konferencën për gazetarë Darko Bulatoviq, drejtor i Elektrodistribucionit “Jug-Lindje”, raporton Titulli.

Ai me këtë rast falënderoi përfaqësuesit e dy komunave në jug të vendit, duke thënë se “nuk është e mjaftueshme që vetëm ne të kërkojmë që të kryhen obligimet, mirëpo edhe ne si ndërmarrje duhet të kryejmë obligimet ndaj vetëqeverisjes lokale dhe marrëdhënia të mira me konsumatorët tanë”.

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi takimin e vlerësoi të rëndësishëm pasi janë shpalosur ide të ndryshme për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me Elektrodistribucionin.

“Biseduam rreth punësimit të punëtorëve në Elektrodistribucion, njësia në Bujanoc, për investimet që kemi bërë nga viti 2001 këndej, obligimet e qytetarëve që i kanë ndaj kësaj kompanie, por edhe obligimet e Elektrodistribucionit ndaj qytetarëve”, u shpreh Arifi.

Ai njëherit para gazetarëve theksoi se përveç që me homologun tij nga Presheva kanë kërkuar nga drejtorit Bulatoviq mundësinë e shlyerjes së borxhit që këta qytetarë kanë ndaj kompanisë në fjalë, Arifi ka kërkuar edhe rritjen e numrit të punësuarve shqiptare në këtë ndërmarrje, njësia në Bujanoc.

“Në një moment kam bërë pyetje se sa punëtorë kjo ndërmarrje i ka në Bujanoc dhe përgjigja ishte nga 25 punëtorë, 19 janë serbë dhe  6 shqiptarë. Kjo është në kundërshtim me nenin 77 të Kushtetutës së Serbisë. Drejtori ka pranu se së shpejti kjo çështje do të zgjidhet”, u shpreh Arifi.

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka vlerësuar interesimin e drejtorit Bulatoviq për zgjidhjen e problemit me energjinë elektrike.

“Drejtori ka marrë punën jo më shumë se para një viti dhe shihet se është plotë energji për të menaxhuar punën në rrjetet e kompanisë siç është në Vranjë, Bujanoc, Preshevë dhe vende  të tjera. Ai ka pa dhe ka identifikuar problemet që janë në rrjetet e “Jug-Lindjes”, u shpreh Mustafa.

Ai theksoi se me këtë rast është kërkuar nga Elektrodistribucioni “Jug-Lindje” të ndërmarrë masa për përmirësimin e menaxhimit të punëve të kësaj ndërmarrje në Bujanoc e Preshevë, në mënyrë që defektet në sistemin elektro-energjetik sa herë që ndodhin të evitohen në mënyrë më efikase.

Lidhur me menaxhim më të mirë dhe furnizim të rregullt me energji elektrike edhe kryetari i komunës së Bujanocit shtroi kërkesën e tij.

“Kërkova nga drejtori që kurrë më të mos kemi probleme kur kemi të bëjmë me festat, siç është rasti me festën e Bajramit kur disa pjesë të vendbanimeve mbesin pa rrymë.  Elektrodistribucioni i Vranjës, njësia në Bujanoc duhet me qenë shumë shumë e gatshme t’i ofrojë shërbime qytetarëve, sikurse nga qytetarët që po kërkohet shlyerja e obligimeve”, tha Arifi.

I pyetur nga gazetari i portalit informativ Titulli se përse gjithmonë, si në media, tashmë së fundi edhe në Parlament të Serbisë, ky rajon përmendet për borxhe të mëdha, a janë qytetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë borxhlinjtë më të mëdhenj në vend?

Drejtori i Elektrodistribucionit tha se në rajonin e “Jug-Lindjes” që menaxhohet nga ai, këto komuna kanë më së tepërmi borxh.

“Fakt është që në territorin “Jug-Lindje”, pasi jamë përgjegjës për këtë rajon, më së shumti borxhe për rrymën kanë qytetarët nga territori i komunave Bujanoc dhe Preshevë. Në të njëjtën kohë kjo nuk nënkupton se borxhe nuk kanë edhe qytetarët e Vranjës, apo të Borit e Zajeçarit, por borxhi në përqindje më i madh është në territorin e komunës së Bujanocit dhe Preshevës”, theksoi Bulatoviq, duke nënvizuar se me forcat e përbashkëta këtë gjendje mund ta ndryshojmë.

Ndërsa, kryetari Arifi duke u prononcuar për borxhin që këto komuna të banuara kryesisht me shqiptarë kanë ndaj Elektrodistribucionit, tha se në Rrethin e Pçinjës nuk janë të parët.

“Në Rrethin e Pçinjës jemi diku në mes, por jo të parët sa i përket borxhit”, u shpreh Arifi duke vlerësuar se nëse ekziston vullnet politikë i Qeverisë së Serbisë këto borxhe do të mund të shlyhen dhe qytetarët të fillojnë të bëjnë pagesën me rregull.

Në fund të tre zyrtarët, pa marrë parasysh se a do të gjejë përkrahje propozimi i tyre për shlyerje të borxhit, ata bëjnë apel tek banorët e komunave Bujanoc dhe Preshevë që obligimet që kanë ndaj Elektrodistribucionit t’i paguajnë.

Në mbledhjen e sotme prezantuan edhe përfaqësuesit e Trupit Koordinues.

Vlen theksuar se drejtori Darko Bulatoviq pas takimit me kryetarët e komunave ka vizituar fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit.

 

Elektrodistribucioni me policinë në aksion për të zbuluar vjedhësit e energjisë elektrike

Sot në orën 6h të mëngjesit në rajonin e  Rrethit të Pçinjës që përfshinë edhe komunat Bujanoc dhe Preshevë, punëtorët e Elektrodistribucionit të shoqëruar nga policia kanë nisur aksionin për kontrollim të shtëpive dhe bizneseve nëse keqpërdorin energjinë elektrike.

Gjatë një konferencë për shtyp të mbajtur në Departamentin e Policisë në Vranjë, Ministri i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq ka thënë se deri më tani janë kontrolluar 10 objekte, 6 në familje dhe 4 objekte të bizneseve.

“Aksioni është duke u zhvilluar në mënyrë joselektive. Neve nuk na intereson janë serbë, shqiptarë, romë apo nacionalitet tjetër, rryma duhet t’i ç’kyçet nëse nuk e paguajnë”, ka thënë Stefanoviq.

Titulli ka mesuar se ky aksion i punetoreve te Elektrodistribucionit ne asistence te policise eshte zhvilluar ne komune te Vranjes, Presheves, ne Llucan e Ternoc te komunes se Bujanocit. Kontrollimi i shtepive ne vendbanimet e komunave te Rrethit te Pcinjes pritet te vazhdoje edhe diteve ne vijim./Titulli.com/

Vajzat nga Serbia ofrojnë trupin në Luginë të Preshevës
Nxënësit shqiptar më 1 shtator presin tekstet në gjuhën shqipe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration