Kryetarja e UGT-së turke Kiymet Kara qëndron për vizitë në QSA (Foto)
Në ambientet e reja të Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) në Preshevë sot ka qëndruar kryetarja e Unionit të Gazetarëve të Turqisë (UGT), Kiymet Kara.
Gjatë qëndrimit të saj në ambientet e QSA-së gazetarja ka shpreh interesim mbi këtë organizatë, themelimin dhe aktivitetet e saj ndër vite.
Dr. Lejlan Sadiku, kryetar u kësaj organizate, ka bërë një prezantim të shkurtër që nga qëllimi i themelimit të QSA-së, misioni dhe vizioni i saj, rrjetit të QSA-së si organizatë policentrike dhe mënyra e funksionimit, grupet qëllimore të QSA-së etj.
Ndërsa menaxheri administrativ Xhelal Hasani ka prezantuar projektet që kjo organizatë me seli në Preshevë, i implementon në kuadër të veprimtarisë së saj.
Sipas njoftimit të QSA, gazetarja Kiymet Kara është entuziazmuar me punën e bërë, duke e përgëzuar stafin për projektet e realizuara, si dhe qëllimet për të ardhmen.
Ajo ka premtuar që do të angazhohen për gjetjen e partnerëve të QSA-së nga shteti i Turqisë, për të mbështetur projektet dhe idetë e kësaj organizate, që si qëllim ka solidarizimin dhe avancimin e shoqërisë.
“QSA e falënderon zonjën Kara për vizitën, por edhe në përgjithësi për vizitën që po i bën Luginës së Preshevës, për të njoftuar opinionin dhe institucionet e shtetit të Turqisë me problematikat dhe nevojat që po përballet Lugina e Preshevës, duke shpresuar njëkohësisht që vizita e saj të jetë frytdhënëse dhe të sjellë rezultate konkrete për popullatën tonë”, thuhet në njoftim, transmeton Titulli.com.
Vizita e sotme në QSA e gazetares dhe kryetare së Unionit të Gazetarëve të Turqisë u realizua me sugjerim të punëtorëve të Radiotelevizionit Presheva, gazetares Ardita Saqipi dhe Fadil Jusufi. /Titulli.com/